Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se në takim kishte progres dhe se palët u dakordësuan për të treja pikat financimi i partive, kuota gjinore dhe periudha zgjedhore. Gjiknuri tha se u dakordësua për financimin e partive duke ulur financimin nga privati dhe rritur atë të shtetit, por ende nuk është vendosur raporti mes tyre. Gjithashtu dhe përfaqësimi gjinor ku 1 në 3 emrat në listë të jetë grua si dhe ndryshimi i periudhës zgjedhore, për të cilën Gjiknuri tha se ishte një kërkesë e kahershme e palëve politike. Ai tha se takimi i ardhshëm do të jetë më 28 maj, ndërsa për mbylljen e reformës zgjedhore më 31 maj, ai tha se mund të shtyhet me disa ditë, por e rëndësishme është që puna të vijojë intensivisht.
"Pati debate por dhe marrëveshje konsensuale në lidhje me një grup çështjesh. U pranua që periudha zgjehdore të zvogëlohet dhe shkurtohet në 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor - 15 Nëntor. Kjo reflektoi dhe një kërkesë të kahershme të gjithë që të mos krijonim probleme për sezonin turistik. Nga ana tjetër ramë dakord për parimin e kuotës gjinore, që 1 në 3 meta të jetë një grua por ende nuk kemi gjetur një model përfundimtar. Ramë dakord që të kemi financim miks nga qeveria dhe privati, por duket ulur në mënyrë drastike ato të privatit. Jemi ende në diskutime në lidhje me raportin që duhet të zënë. Është rënë dakord që të rritet pesha e financimit politik. Ramë dakord që mbledhja e ardhshme do të zhvillohet të enjten dhe se në të do të trajtohet krimi zgjedhor dhe shumë të tjera. Jam i kënaqur me progresin. Duhet të punojmë me intensitet të plotë dhe mund të kemi një shtyrje me pak ditë pas 31 majit, por kjo nuk ka rëndësi. E rëndësishme është të punojmë intensivisht dhe të shpresojmë të kemi një kompromis të mundshëm", tha Gjiknuri.
Lajmi kryesor:
Konsensus për 3 pika! Hajdari: Duam ligj për referendumet, PS-PD dyfishuan financimet nga shteti, Basha të mos shkojë në krahët e Ramës
I.K/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
42.9%
-
Jo
50.7%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4410
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasi dështoi me mosbindjen civile në Shqipëri, çmenduria e Berishës: Do e shtrijmë në gjithë botën
24 Janar, 15:02
-
Ekskluzive/ Qeveria shtyn vlefshmërinë e ID të skaduara vetëm për diasporën, në Shqipëri rinovim! PS refuzon votën me dokumente të huaja
23 Janar, 12:35
-
Alibeaj në Report Tv: Berisha ka mbetur me mjeranë, bashkë me Ramën kundër SPAK! I hap ‘derën’ Bashës për koalicion
27 Dhjetor 2024, 19:13
-
Përjashtimi i Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së, Lulzim Basha: Vendimi ishte i drejtë, do ta merrja sërish
5 Dhjetor 2024, 20:11
-
Qeveri teknike? Gjiknuri në Report Tv: S’ është në agjendën tonë! PS në gjendje të fitojë e vetme zgjedhjet 2025! Të avantazhuar përballë opozitës së përçarë
5 Dhjetor 2024, 19:14
-
Mero Baze: Listat e mbyllura, 'qokë' që Berisha të fitojë opozitën
5 Dhjetor 2024, 07:14
-
KQZ vendoset mes ‘dy zjarreve’, PD: S’kemi besim, ‘jo’ votimit elektronik pa konsensus! PS: Nuk kurojmë paranojat, s’ka prova për parregullsi
30 Nëntor 2024, 15:25
-
Alibeaj në Report Tv: S’ka bashkëpunim me Berishën, PD një organizëm privat për të luftuar SPAK! Qeveria teknike? Lojë, i shiti Ramës zgjedhjet
29 Nëntor 2024, 18:47
-
Protesta e 26 nëntorit/ Goditën e ofeduan policët, 15 deputetë të opozitës hetohen si organizatorë! Arrestohen 2 militantë, 64 në hetim (EMRAT)
27 Nëntor 2024, 09:26
-
Vota e diasporës në ngërç, PS dhe PD gati për të ndryshuar Kodin Zgjedhor! Gjiknuri e Kaso për Report tv: Të adresojmë problemin
25 Nëntor 2024, 15:40
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor 2024, 13:35
-
Berisha paralajmëron tjetër ‘pakt’ me PS: Gati të votojmë çdo ndërhyrje në Kod për votën e diasporës
13 Nëntor 2024, 17:13