Gjikondi në Report Tv: Ahmetaj loboi që mos t’i hiqej mandati! Tradhtoi partinë prandaj po mbrohet nga Berisha-Meta! Po Bardhin dhe Salianjin ku i çon mushka?

Dosja voluminoze e dorëzuar në Kuvend për ish zëvendës kryeministrin, Arben Ahmetaj ka qenë edhe sot kryefjala edhe në emisionin Studio Live në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj.

Juristja, Brizida Gjikondi thotë se “djegia” e Arben Ahmetajt vjen si pasojë e tradhtisë ndaj partisë së tij. Këtë pretendim ajo e mbështet tek mbrojtja që po i bëhet Ahmetajt nga Berisha por edhe nga heshtja e Metës dhe Kryemadhit. Sipas saj, edhe ndërhyrja e Bardhit dhe Salianjit për një seancë me dyer të hapura që është duke u zhvilluar në Këshillin e Mandateve aktualisht është një mbrojtje e kamofluar për Ahmetajn.

“Të mendosh që Ahmetaj po mbrohet nga opozita kjo është e trishtë sepse ishte e njëjta opozitë që në 2005 të braktiste Shqipërinë dhe të largohej nga kufiri grek për në Rumani për azil. Historia ripërsëritet, sot Bardhi dhe Salianji dy juristë që ja kanë shitur shpirtin shejtanit kërkojnë që të bëhet me dyer të hapura. Ndërkohë që Duamani ka thënë që është një dosje hetimore sensitive.

Nuk është në nderin edhe të Felajt edhe ajo juriste, që të citojë pjesë të dosjes së SPAK. Duhet me shumë rezervë. PD është lakuriq.”- thotë Gjikondi.

Gjikondi është shprehur se ka informacion se Ahmetaj ka lobuar disa deputetë që mos t’i hiqet mandati.

“Kam informacion që Ahmetaj ka lobuar në disa deputetë që mos t’i hiqet mandati. Se di ku i çon mushka këta që bllokojnë Këshillin e Mandateve.

Ahmetaj e dëmtoi tradhtia, ka bërë çfarë ka dashur. Janë dhe gjëra që ne nuk i dijmë. S’më duhet informacion i saktë, mjafton të shoh që Berisha sot dhe dje ishin në krah të tillë ndërsa Kryemadhi dhe Meta s’kanë thënë asnjë fjalë. “- thotë Gjikondi. 

Në kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapet rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt, pas kërkesës së SPAK që mban datën 7 korrik 2023. Avokati i Arben Ahmetajt, Henrik Ligori thonë burime për Report Tv se ka deklaruar se ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enieli: 12/07/2023 06:26

    Bukur e ke thënë lal Hekri, fiks tradhëtoi Partinë. Nëse një anëtar i organizatës kriminale “tradhëton” (tregon krimin e vjedhjes dhe plaçkitjes së popullit) ai ashjesohet. E thënë nga kjo zonjë juriste, me naivitetin e saj tregon gjithçka. No Coment ????????????

    Përgjigju
    • enieli vogel: 12/07/2023 16:37

      O Enielli Vocerr,ti sdi akoma me shkrujt mor halabak qoftesh,sa per ato me siper ti ke i ke me te degjume se me jetu ske jetu gje. qofte

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni