SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Kërkesa është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani të premten e kaluar, konkretisht më 7 korrik 2023, ndërsa lajmi u mësua sot, (10 korrik)  tre ditë më pas.

Me anë të kësaj kërkesë, SPAK kërkon leje nga Kuvendi për dhënien e masës së sigurisë për Arben Ahmetajn, por edhe për t’i ushtruar atij një kontroll në banesën e tij personale apo tabulatet telefonike.
Ai është zyrtari më i lartë socialist që përballet me kërkesën për arrestim në tri dekadat e fundit në Shqipëri dhe i pari ish-zv.kryeministër që pritet të arrestohet. 

Arben Ahmetaj po hetohet për tre akuza “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi raporton se akuzat kanë lidhje me hetimet që janë nisur për inceneratorin e Elbasanit. Gjatë hetimeve pas kallëzimeve të bëra në adresë të Ahmetajt se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët  dolën disa të dhëna që e implikojnë atë në këto tre akuza që ka ngritur SPAK, për të cilat kërkon edhe arrestimin. Në fund të vitit të kaluar SPAK dërgoi në gjyq dosjet e për incineratorin e Fierit dhe Elbasanit me grupet e të akuzuarve të parë, duke veçuar e mbajtur në hetim fashikullin për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj.

Përmes kësaj kërkese proceduriale do të jetë Kuvendi që do t’i hapë rrugë arrestimit të Ahmetajt. Lindita Nikolla ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Mandateve ditën e nesërme në orën 16:00 dhe do të marret në shqyrtim kërkesa e SPAK. 

Burimet bëjnë të ditur për Report TV, se Ahmetaj nuk do të jetë nesër i pranishëm por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Më pas Këshilli i Mandateve do të përgatisë një raport dhe duhet t’i kalojë Kuvendit në seancë plenare që të merret një vendim brenda dy javëve për mandatin e Ahmetajt. 

Dumani i kërkon kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla, që shqyrtimi i kërkesës të bëhet me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin hetimor.

"Duke qenë se hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022 vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura", thuhet në kërkesë.

Burime për Report Tv nga grupi i socialistëve bëjnë me dije se PS nuk do të bëhet mburojë për Ahmetajn, e kësisoj nuk do të pengojë kërkesën e SPAK për arrestimin e tij. Kujtojmë se për raste të ngjashme, kryeministri Rama është shprehur publikisht se PS nuk bëhet avokate e asnjë zyrtari të lartë të PS që është i korruptuar. Sipas gjasave, kërkesa do t'i kalohet seancës plenare të ditës së enjte, 13 Korrik.

Ahmetaj në pyetje si person në hetim
Më 22 qershor 2023 Arben Ahmetaj u thirr për herë të parë në SPAK dhe u pyet për rreth 6 orë si person nën hetim. Kur Ahmetaj la ambientet e SPAK, por për gazetarët refuzoi të japë detaje të shumta, duke theksuar se vetëm kishte ardhur për të sqaruar pozicionin e tij.

Vilat e sekuestruara
Në 9 mars të këtij viti, GJKKO miratoi kontrollin e banesave të gruas dhe ish-bashkëjetueses së Arben Ahmetajt në Hamallaj dhe Gjirin e Lalzit. Në prill të 2023 Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar që të lirojë nga masa e sekuestros preventive një vilë në Hamallaj e një në Palasë, të cilat janë bllokuar për llogari të hetimit ndaj ish-zv/kryeministrit Ahmetaj.  Pas dyshimeve për “fshehje të pasurisë”, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi nën sekuestro dy vila në bregdet, një në Palasë dhe një në Hamallaj. E Palasës është pjesë e një kompleksi rezidencial dhe dyshohet se zotërohet nga ish-bashkëshortja e ish-ministrit të Financave, Albina Mençka, por e poseduar me emrin e shoqes së kësaj të fundit Elda Dine. Vetë ish-bashkëshortja e zyrtarit të lartë ka mohuar të ketë lidhje me këtë objekt. Ndërsa vila në Hamallaj i përket Arjola Hoxhës, bashkëjetueses aktuale të ish-zv.kryeministrit, Ahmetaj.

Veprat penale për të cilat akuzohet
1-“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,
2-“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
3-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Sa vite burg rrezikon?
Ish-ministri Ahmetaj akuzohet për refuzim dhe mosdeklarim pasurie vepër penale për të cilën nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. Ish-ministri akuzohet edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe nëse do të shpallej fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg. Ahmetaj akuzohet edhe për pastrim të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal vepër penale për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.

Kerkesa e SPAK 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:08
Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve për kërkesën e SPAK, Ahmetaj do përfaqësohet nga avokatët e tij

1688980828_arbenahmetaj.jpeg

Ahmetaj nuk do të jetë nesër i pranishëm gjatë mbledhjes së këshillit, por do të përfaqësohet nga avokatët e tij.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkon Kuvendit dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj.

Kërkesa është firmosur nga kreu i SPAK, Altin Dumani të premten e kaluar, konkretisht më 7 korrik 2023, ndërsa lajmi u mësua sot, (10 korrik)  tre ditë më pas.

Ora 14:11
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Këshilli i Mandateve mblidhet nesër në orën 16:00

1674737696_Screenshot5.jpg

Nesër në orën 16:00 do të mblidhet këshilli i mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmtajt.

‘Mbledhja e Këshillit të Mandateve do zhvillohet me dyer të mbyllura për ruajtjen e sekretit hetimor’- thuhet në urdhrin e Lindita Nikollës.

Ora 12:37
SPAK do arrestimin e Ahmetajt, grupi i socialistëve diskuton kërkesën, burime: PS s’do bëhet mburojë

 

Në mbledhjen e grupit është diskutuar edhe kërkesa e SPAK për arrestimin e deputeti Arben Ahmetaj.

Gazetari Ermal Qori, sipas burimeve nga grupi parlamentar socialist, mëson se mazhoranca nuk do të bëhet mburojë, e kësisoj nuk do të pengoj kërkesën e SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Kujtojmë se për raste të ngjashme, kryeministri Rama është shprehur publikisht se PS nuk bëhet avokate e asnjë zyrtari të lartë të korruptuar rreshtuar krahë saj.

Kuvendi pas marrjes së kërkesës pritet të mbledhë brenda dy ditëve të ardhshme Këshillin për Mandatet. Sipas gjasave, kërkesa do diskutohet këto ditë për t’ia kaluar seancës plenare të ditës së enjte, 13 Korrik.

Ora 11:20
Të gjitha nenet për të cilat akuzohet Arben Ahmetaj, ja sa vite burg rrezikon ish Zv. kryeministri

1681459401_1678459066finalprojekt.00013305.Still018.jpg

SPAK ka dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për arrestimin e ish-ministrit të Financave Arben Ahmetaj. Në Kuvend kanë mbërritur dy kërkesa, një për vendosjen e masën së sigurisë dhe një për të ushtruar kontroll në shtëpinë deputetit apo edhe për të kontrolluar tabulatet e tij telefonike.

Ish-ministri rezulton person i marrë nën hetim për tre vepra penale. Por sa vite burg rrezikon Ahmetaj nëse do të provohej se ishte fajtor dhe do të dënohej? Ish-ministri Ahmetaj akuzohet për refuzim dhe mosdeklarim pasurie vepër penale për të cilën nëse do të gjendet fajtor rrezikon të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Ish-ministri akuzohet edhe për korrupsion pasiv të zyrtarëve të lartë dhe nëse do të shpallej fajtor do të rrezikonte deri në 12 vite burg. Ahmetaj akuzohet edhe për pastrim të parave e parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal vepër penale për të cilën Ahmetaj rrezikon deri në 15 vite burg.

Neni 257/a Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim

Refuzimi për deklarimin ose mosdeklarimi i pasurisë, interesave privatë të personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj. Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet.

Neni 260: Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë

Kërkimi ose marrja, drejtpërdrejt ose tërthorazi, i çdo lloj përfitimi të parregullt apo i një premtimi të tillë, për vete ose për persona të tjerë, ose pranimi i një oferte a premtimi që vjen nga përfitimi i parregullt, nga funksionari i lartë shtetëror ose i zgjedhuri vendor, për të kryer ose mos kryer një veprim që lidhet me detyrën a funksionin e tij, dënohet me burgim nga katër deri në dymbëdhjetë vjet.

Neni 287: Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale

Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penal ose i veprimtarisë kriminale;

c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale;

dh) këshillimit, ndihmës, nxitjes ose thirrjes publike për kryerjen e secilës prej veprave të përcaktuara më sipër;

- dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet.

Ora 11:06
SPAK jep njoftim për Arben Ahmetaj, nën akuzë për 3 vepra penale, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie

1687427896_spakhetonahmetajnahmetaj.jpg

SPAK ka njoftuar 3 akuzat që rëndojnë mbi ish-ministrin Arben Ahmetaj. Ahmetaj akuzohet për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive",  “Korrupsionit pasiv", “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka regjistruar proçedimin penal Nr. 277/1 të vitit 2022 për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.
Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, në kuadrin e procedimit penal të mësipërm, ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit:

Arben AHMETAJ, i biri i Nevruz dhe i Ferdane, datëlindja 28.06.1969, lindur në Gjirokastër, me nr personal G90628061Q.

Ky shtetas, rezulton se ka marrë cilësinë e personit nën hetim, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale të:

• “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë, neni 25 i K.Penal,

• “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;

• “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal.

Ora 10:54
DOKUMENTI/ SPAK i kërkon kuvendit leje për arrestimin e Arben Ahmetajt, Dumani kërkon që seancat të mbahen me dyer të mbyllura

1688979595_Screenshot2.jpg

Vetë Altin Dumani, kreu i SPAK ka firmosur kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit Arben Ahmetaj. Kjo kërkesë që mban datën 7 korrik 2023 bëhet në kuadër të hetimeve në kuadër të hetimeve të nisura në 2022 për Arben Ahmetaj. Kërkesës i bashkalidhet dhe relacioni i arsyetuar i shoqëruar me provat përkatëse. 

Duke qenë se hetimet vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar SPAK kërkon që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura.

SPAK ka regjistruar procedimin penal ndaj Arben Ahmetajt për veprat penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” , “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 257/a, 260, 245, 287 të K.Penal.

Përmbajtja e kërkesës

Kërkesë për dhënien e autorizimit nga Kuvendi për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit

Znj. Lindita NIKOLLA

Drejtuar:

KRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

TIRANË

E Nderuar znj. Kryetare e Kuvendit!

Mbështetur në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 288 të K.Pr.Penale, si dhe në Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nenet 13 dhe 118, bashkëlidhur ju përcjellim kërkesën për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal/të banesës së deputetit, në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë.

Duke qenë se hetimet në kuadrin e procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022 vazhdojnë në drejtim edhe të fakteve të tjera penale apo personave të tjerë të implikuar në ndodhjen e tyre, me qëllim respektimin e kuadrit ligjor procedurial penal mbi ruajtjen e sekretit hetimor, bazuar në nenin 73 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kërkojmë që çdo procedurë që do të zhvillohet, në lidhje me këtë kërkesë, nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, të zhvillohet në seancë me dyer të mbyllura.

Gjithashtu në respektim të nenit 288 pika 2, të K.Pr.Penale, bashkalidhur gjeni kërkesën dhe relacionin e arsyetuar, të shoqëruar me provat përkatëse. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin!

Ora 10:50
SPAK i kërkon leje Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetaj, Ja hapat që do të ndërmerren dhe kur mblidhet Këshilli i Mandateve

1687448949_ahmetaj.jpeg

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla është njoftuar për kërkesën e SPAK. Por tani çfarë do të ndodhë?

Sipas rregullores së Kuvendit kryetarja Nikolla vë në dijeni Këshillin e Mandateve dhe Rregulloreve të marrë në shqyrtim kërkesën e SPAK. Brenda 2 javësh duhet të përpilojë një raport që do të kalohet në kuvend. Raporti do të hidhet në votim dhe do të vendoset nëse do të pranohet apo jo dhënia e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës

Edhe Ahmetaj do të ketë mundësi të paraqesë pretendimet e tij lidhur me këtë kërkesë. Kuvendi vendos me votim të hapur nëse do të lejojë autorizimin për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës

Çfarë parashikon neni 118 i Rregullores se Kuvendit 

Dhënia e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës

1. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, për kontrollin personal ose të banesës i paraqitet Kryetarit të Kuvendit nga prokurori.

Kryetari ia dërgon kërkesën dhe dokumentet shoqëruese menjëherë për shqyrtim Këshillit për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet dhe vë në dijeni deputetin.

2. Deputeti, për të cilin kërkohet dhënia e autorizimit, lajmërohet për kërkesën e bërë dhe dokumentet që e shoqërojnë atë, si dhe i bëhet e ditur koha në të cilën Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të fillojë shqyrtimin e kërkesës. Deputeti ka të drejtë të paraqesë në Këshill, me shkrim ose me gojë, shpjegimet dhe vërejtjet e tij rreth çështjes, të përfaqësohet me mbrojtës ligjor, të drejtojë pyetje dhe të kërkojë sqarime në lidhje me kërkesën me qëllim të ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes.

3. Në përfundim të shqyrtimit, Këshilli, brenda 2 javëve harton një raport për në seancë plenare, në të cilin rekomandon rrëzimin ose miratimin e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës. Raporti i Këshillit u shpërndahet deputetëve.

4. Shqyrtimi i kërkesës për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo të kontrollit personal ose të banesës të një deputeti vendoset si pikë e parë e rendit të ditës të seancës pasardhëse, pas paraqitjes së raportit të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

Në seancë plenare fjala i jepet në fillim deputetit, ndaj të cilit është paraqitur kërkesa, për të dhënë shpjegime ose për t’iu përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Kuvendi vendos me votim të hapur për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës ndaj deputetit.

5. Në rastin kur Kuvendi nuk merr vendim për dhënien ose mosdhënien e autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të një deputeti brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së kërkesës përkatëse, atëherë kërkesa konsiderohet e rrëzuar nga Kuvendi.

6. Përcaktimet e bëra në këtë nen zbatohen edhe në rastet e dhënies së autorizimit për caktimin e masës së sigurimit të arrestit në burg ose në shtëpi, ose heqjes së lirisë në çfarëdo lloj forme, apo kontrollit personal ose të banesës të anëtarit të Këshillit të Ministrave.

SI.E.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laluci: 11/07/2023 04:00

    e hengri tigri ,as lab ,as malok nuk duhet vendosur ne qeverri ,,se vetem vjedhin e kane ne gen....

    Përgjigju
  • Or tej: 10/07/2023 23:27

    Do denohet per 500k vjedhje dhe do lirohet pas 1-2 vjetesh or teeeejjjjj.

    Përgjigju
  • Lushka: 10/07/2023 16:36

    Urime spakut ip ip urra... edhe nje ne site rrjete a ku di un... po kujt po i plas ore se kush po bie ne burg apo jasht ahmetaj apo edi rama. Ore me popull i degjeneruar me popull injorant ska ku te shkoj. Ore demi qe i ka shkatuar cdo familjeje shqiptare si do ndreqet!? Kete mendoni o popull i shkrete e gjytrym kenaqrni se do hyj nje individ ne burg edhe spaku urra ja e pe e kapi... ne darke po e njejta histori shum familje shqiptare e mbyllin deren edhe stomakun bosh. Nje maskarade e keqorganizuar... si nuk u lodhet duke komentuar e duke vajtur ne mitingje o njerez injorante... kerko te drejtat e tua si indivit te kesh arsimim kulture te kesh shendetesi mos shkosh ti japesh 500 lekeshin infiermeres qe ta bej injeksionin lehte me avazh.komb me injornat se nw shqiperi nuk kam pare ore ne asnje cep te planetit qe mjerim cdo dite edhe zgjohem po me mjerimin e dites tjeter. Po kujt po i hyn ne pune se sa do e denojne ate apo kete ore cfare perfitoni ju si familje te gjithe ju perfshire edhe mua nga ky arrestim!? Hic asgje por ama mllefi juaj i tejkalon limitet e pa qenuri ne forme optimale ne cdo aspekt... kush ka ngelur ketu amerike latine tallavarat edhe espulset kot lodhesh nuk degjon njeri...

    Përgjigju
    • O bo bo bo.: 10/07/2023 18:19

      Qènke revoltuar moj Lushkè. Qetèsohu, hè xhane. Ti vetè, nuk je kètu nè mèmèdhe, qè ta shohèsh dhe ndjesh nè trup tallavanè e tigrave. Gèzim, thua ti, ndjekemi kur tigri sheh kafazin? Ke parè gjèkundi qè tigrat "tè zbuteshin pa kafaz"? Duam zbatimin e ligjit moj Lushkè, asgjè tjetèr, me qèllim qè tè mos pèrfundojmè nèn urat e europès dhe tu falèm vèndin bangladeshasve qè na solli fjalèshumi. Tigri, èshtè vetèm nè grepin e vogèl tè filispanjès, Lushkè,,,po ta tèrgeqin edhe ca mè lart atè tè shkretè,,do shohèm poturet e dikujt mè tè gjatè. Qelbet peshku nga bishti? Jo Lushkè, jo.!!!

  • Tepelena: 10/07/2023 15:41

    U leshuan perseri hordhit e komentuesve per te helmuar opinionin publik. Ne vend se te pergezojn sistemin e ri te drejtesise per nje veprim historik, sic eshte kerkesa per arrestimin e nje ish-zevendeskryeministri nga radhet e partise qeverisese, hordhite e komentuesve ndotin mendjen e lexuesve me cfaredolloj kendveshtrimi shprese-vrases. Supaxhinjt shqipfoles duan medoemos qe ti mbushin mendjen publikut se reforma ne drejtesi eshte nje deshtim. Duan qe te vritet cfaredolloj shprese se Shqiperia po behet nje vend normal ku rinia mund te shikoj nje te ardhme ne vendlindje. Supaxhinjt shqipfoles jane te mbushur me nje urrejtje patologjike per kombin shqiptar, sepse u ka shplare trurin propaganda greke. Edhe fondet sigurisht qe nuk mungojn sepse Greqia e ka ende ne fuqi ligjin e luftes kunder nesh. Jane aq aktiv me aktivitetet virtuale, aq te ngarkuar me pune, sa qe ndonjehere harrojn dhe perdorin te njejtet profile ne Facebook si ne rastet kur mbrojn versionin grek te historise se Camerise si ne komentet te portalet e lajmeve kur shtiren si shqiptar etnik per te perhapur pesimizem dhe per te nxitur emigrimin e rinise. Ngarkesa e veprimtarise i lodh edhe i ben te harrojn qe te ndryshojn profilet qe perdorin. Supaxhinjt jane edhe arrogant. Kur u demaskon etnine, e pranojn qe jane grek shqipfoles me profile fallco, sepse u jep nje kenaqesi te vecant acarimi qe shkaktojn. Ndersa ndonjehere edhe acarohen kur i demaskon… dhe te kercenojn me telefonata anonime (gjetja e numrit te telefonit verteton ne vete-vete se behet fjale per rrjet agjenturor, sepse jo kushdo mund te te gjej numrin e telefonit kur nuk e ke publikuar askund).

    Përgjigju
  • Besarti: 10/07/2023 15:12

    Në fund ashtu si me Sajmir Tahirin SPAK-KAPAKU do të çojë gjysëm dhe çerek prova në gjykatë dhe gjykata e rilindur do ti rrezojë të gjitha akuzat për korrupsion e pasurim të paligjshëm dhe do ta dënojë nja tre vjet VETËM PËR SHPËRDORIM DETYRE. Dmth nuk ka sekuestrim të vilave dhe miliardave të zhvatura këtij populli të mjerë por vetëm nja dy vjet burg me kushte speciale po nga taksat e mjeranëve!

    Përgjigju
  • Robert Çèmçakizi: 10/07/2023 14:57

    Unè si Robert, dhe gjithè mèndjelehtèsia e kèsaj republike hajdutèsh, protestojmè dhe ngremè zèrin e revoltès ndaj çdo pèrpjekjeje qè aludon se Ahmetaj na qènkèsh hajduti me çizme, ndèrsa tè tjerèt na kishin patur sandale. As çizme nuk patèn tè tjerèt,,,por kominoshe, nga koka deri nè kèmbè. Ahmetaj, èshtè tigèr i butè. Pèr çdo grua qè takonte nè zyrè,,kishte "organizuar" nga 1 vilè nè bregdet. Nga halli e bènte ditèziu. Vetèm Gazment Bardhi nuk e kupton njè bujari tè tillè, ku kumbullat i ha Ahmetaj,,,,vetèm se dhèmbèt u mpihen shqiptarève

    Përgjigju
  • Klodi: 10/07/2023 14:25

    Po Berisha?

    Përgjigju
  • turi: 10/07/2023 14:02

    Beni eshte pare para gjysen ore ne Republiken Domenikane. Rruge te mbare

    Përgjigju
  • TEMO MALLAKASTRIOTI: 10/07/2023 13:50

    Arben Ahmetaj mund të let abuzuar me detyrën,por nuk ka vrarë s SALIU,MEDIU ZENI.Vjedhur si SALIU,LIKE,LULI,ZENI,MALLTEZI,MONA..dhe militantët e tyre në 33 vite. -Ndaj KUVËNDI NUK DUHET TË VOTOI ARRESTIMIN E A.AHMETAJ..PA ARRESTIMIN E S.BERISHËS,MEDIUT,LIKEFLORIRT,LULIT,ZENIT,MALLTEZIT,MONËS,GITËS,SALIANIT(BABALES)..! -Reforma në drejtësi nuk u bë të goditet PS dhe të qëndrojnë të lirë bandat e FOLTORES,PD,PL,PR.. -SPAK e dim që është i TREDHUR nga Sb.POR BOLLË MË. -S.Tahri u fut në burg nga Sb dhe Ambasadori LU..për të thën se DREJTËSIA E RE PO VEPRON..! Në faktë një ZERO E MADHE.Drogën e Lazaratit e lihjëroi Saliu,e vaditi-korri e shti Luli e KO dhe u arrestua më i dobti që nuk e mbrojti kush..S.Tahiri..Kjo është tradhëti BURRA..!

    Përgjigju
  • Ridi: 10/07/2023 13:17

    Partia socialiste arriti ate qe as nje here ne historine Shqiptare s`kishte ndodhur. Dy qeveri, nje per popullin brenda ne burgje dhe nje per ate jashte. Pra te gjithe te barabarte sot.BRAVO

    Përgjigju
  • -':;,: 10/07/2023 13:06

    Si spjegohet te tan kta hajnat e fuqishem sapo arrestohen shtrohen ne spital nga zemra??????

    Përgjigju
  • Bardhyl: 10/07/2023 12:51

    Te tjere qe kan vjedhu prej kohesh dhe sot bejne qef dhe pastrojn parat ne ndertime qofte jasht Shqipris,as i bene syri terr nga Altin Dumani e nga prokuror te korruptuar qe ja njohi te gjitha horrlleqet.Mire beni ne se jane fajtor dhe PS dhe Rama drete vepron,por frikacak si kjo drejtesi e perdhunuas qe vepron me dy standarte,menjeher mendon qe reforma ne drejtesi eshte nje deshtim i plote

    Përgjigju
  • Loni: 10/07/2023 12:40

    Avash avash po i shterngohet laku kreut te organizates shtetkapese. Nje dyzine ministrash, zv.kryeministr, deputete e te zgjedhur lokale, pra lloj loj rilindasish cakalle, e ndersa ujku gjesdis dynjane.

    Përgjigju
  • Tigri: 10/07/2023 12:04

    Edhe ky ka henger dardha pa krietarin mo?

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 10/07/2023 11:58

    Nuk i mjafton pozicioni dhe rroga si zv. Kryeminister. Tani te merret me drejtesine.

    Përgjigju
  • AltinTop: 10/07/2023 11:31

    Ca jane 18 muaj burg per te legalizuar gjithe milionat qe kane bere nder vite. Saimiri e kaloi me sukses, tani radhen e ka Lefteri me Ahmetaj. Shteti dhe drejtesia po funksionon! Thank you USA.

    Përgjigju
  • XXXX: 10/07/2023 11:12

    Sa seriozisht e kemi luften kunder korupsionit , edhe kerkesen e dergojme ne kunved para fundjaves ,qe te pushojne me terezi parlamentaret , edhe Ahmetaj te bej gati plaçkat, po edhe ligjzbatuesit te mbushen thelle me fryme .Hajde "pushime" te mbara se vape e madhe po vjen .

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 10/07/2023 11:02

    Aman edhe keta te spakut nuk presin dot sa te vij nga pushimet beni opo me vrap ne burg,po prisni njeher te bej plazhin pastaj te shohim aaaa...jo keshtu

    Përgjigju
  • e drejta: 10/07/2023 10:58

    DO TE PREFEROJA QE TE GJITHEVE POLITIKANEVE MAJTAS -DJATHTAS, ISH GJYQTARE E PROKURORE TE KORRUPTUAR( QE JANE 90% ) TI MERREJ PASURIA KU I KANE E KU SI KANE , SESA TE BEJNE BURG...

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/07/2023 10:54

    SPAK ka marr detyrë nga Salizmi të arrestoi vetëm MAJTAS.Ndërsa Saliu i ka duart me gjak të 21 janarit,Gërdecit,97,98..deri 2021 mbi 20.000 të vrarë. -SPAK është i tredhur.Salianit i jan shtyrë 9 her gjyqet.Mediut 7 herë.Paplekës 5 herë.Mëziu u fal.Gaz Bardhi që shtyu Vrasësin në Elbasan nuk u thirr fare. -S.Tahiri u shty në arrestim nga Ambasadori LU..! Lefter Koka është në burg pa prova për cmrë të LikeFloririt e MonaÇizmes..etj. -Fain e ka E.Rama që lejon Arrestimet siç do Salizmi..

    Përgjigju
    • Saliu: 10/07/2023 13:57

      Saliu trim si Enveri.

    • Badhorja: 10/07/2023 13:12

      Haha saliu mori 300 miljon amerikan perpara jo me keta langaraqet tan ..nuk pyet per njeri fare fare sa degjojn emrin e sales politikanet tan ikin me vrap nga frika..sala trim mbi trimat

    • e drejta: 10/07/2023 12:06

      FIKS FARE E KE THENE...RESPEKTE

  • Ben Tigri: 10/07/2023 10:40

    Ore lejohet puro tek 313-ta?

    Përgjigju
    • Beni: 10/07/2023 13:14

      Edhe kostumi me syze

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro

Konsultimi publik, Manastirliu: Kemi vendosur bllokimin e TikTok, 90% e prindërve pro