/ATSH-Z.Tosku/- Pas gjimnazeve "Ismail Qemali", "Qemal Stafa", "Partizani" në kryeqytet, si dhe shkollës 9-vjecare "Emin Duraku", nismës "Shqipëria jo duhanit" i bashkohet edhe gjimanzi "Mahir Domi" në qytetin e Elbasanit.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Ministria e Shëndetësisë ka komunikuar  ndërgjegjësimin e qytetarëve dhe të rinjve  te elbasanit për t'i thënë "Jo duhanit".
Gjimnazi "Mahir Domi" është një nga gjimnazet që dy vjet më parë ka qënë ndër më problematikët në këtë qytet përsa i përket marredhënies së nxënësve të tij me duhanin, alkoolin dhe drogën. Kështu është shprehur drejtoresha e këtij gjimnazi, Burbuqe Toska, e cila me një krenari modeste, thotë se këto problemet sot janë shuar në 90% të rasteve.
Të fokusuar në misionin e ndërgjegjësimit për parandalimin e duhanpirjes tek të rinjtë, gazetarët e Lidhjes së Gazetarëve të Shëndetësisë, u takuan më një grup nxënësish, pjesë të klasave ndryshme dhe një klasë të plotë e vitit të 11-të, me të cilët ndanë një orë mësimi aktive mbi duhanin dhe gjithcka rreth këtij vesi. Shumë prej nxënësve në këtë shkollë pohuan se duhani është një ves që është bërë pronë e shumë prej gjimnazistëve në vitet e dyta dhe treta. Kjo ndodhte edhe gjatë orarit të pushimit të madh dhe cigaret gjendeshin me lehtësi shumë pranë portës hyrëse në oborrin e shkollës.
 
Një djalë, pjesë edhe e ansamblit të këngëve dhe valleve për të rinjtë e qytetit të Elbasani, tha se të qënurit artist, valltar, nuk e kishte afruar kurre me duhanin dhe ky ishte tipar I githë grupit të tij të shoqërisë. Ai pohoi se as nuk do shkatërronte kurrë nje marredhënie aq të bukur me vallen për një ves aq dëmprurës.
Një nxënëse e klasës së 11-të tha se kishte qënë e detyruar të tymoste në moshën 12 vjeç për shkak të rekomandimit të mjekut. Por, kjo eksperiencë e shkurtër i kishte lënë një shije të hidhur, pasi ajo e kujtonte duhanin si diçka "shumë të shpifur". Disa prej nxënësve pohuan se duhani ishte present edhe në shtëpitë e tyre në shumë raste për shkak të familjarëve duhanpirës. Një vajzë pohoi se ishte e detyruar të hynte në konflikte "pozitive" me dajën, pasi ai tymoste me duhan të dredhur dhe kjo i shkaktonte probleme me frymemarrjen