LEZHË- Përpjekja për të zbatuar rregullin e një uniforme shkollore në gjimnazin e qytetit të Lezhës ka dështuar.

Mos gjetja e konsensusit mes nxënësve dhe drejtuesve të këtij institucioni arsimor ka bërë që tanimë të nisin diskutimet për përfshirjen e kërkesës në Kodin Etik të shkollës për ta bërë të detyrueshme.

Drejtori i gjimnazit “Hydajet Lezhja” Ardjan Laçi deklaron se “kjo eksperincë negative e disa viteve më parë ka ndikuar që ne të hezitojmë për të vënë në zbatim uniformat e shkollës”.

Drejtori i shtoi se menjëherë pas formatimit të organeve gjithëpërfshirëse të shkollës si qeveritë e nxënësve, bordet e prindërve dhe këshillin i displinës do të diskutohet për modalitetet dhe mundësitë e aplikimit të këtij rregulli.
(su.fu/shqiptarja.com)