ITALI - Futbolli elitar italian, Serie A vijoi këtë të diel me pesë ndeshjet e radhës për raundin e 11-të. Gjithçka nisi në orën 12:30 me fitoren 0-3 të Sassuolos në Bergamo kundër Atalantës, për të vijuar me suksesin e Bolognas ndaj Napolit. Roma mposhti 2-0 Udinesen dhe ngjitet në vendin e dytë, edhe pse me pikë të barabarta me Interin. Në orën 20:45 Interi mposhti 2-0 Lazion dhe merr kreun e Serie A.

Në ‘Meazza’, Interi i Cristian Chivut e sheh veten në vendin e parë pas fitores së fundit 2-0 kundër Lazios. Golat e Lautaro Martinez në minutën e 3-të dhe Bonny në minutën e 62-të i dhanë tri pikë me peshë zikaltërve, që përfitojnë kështu nga ndalja e Napolit dhe kryesojnë në Serie A me 24 pikë. Kaq pikë ka edhe Roma, por zikaltërit i falen golavarazhit.

Në ‘Olimpico’, Roma fitoi 2-0 kundër Udineses me golat e Lorenzo Pellegrinit i cili shënoi në minutën e 42-të nga penalltia dhe Celik, që gjeti golin në fraksionin e dytë.

Befasi në 'Dall'Ara'. Bologna mposhti 2-0 Napolin duke i shkaktuar humbjen e tretë të sezonit kampionëve në fuqi të Serie A. Diçka të tillë Bologna e bënte në majin e 2019 për herë të fundit në shtëpi. Sfida e sotme ishte me ritëm, raste dhe grintë sportive. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 50-të që Dallinga të kalonte Bolognan në epërsi, ndërsa Lucumi në minutën e 66-të "vulosi" sfidën me golin e dytë.

Në "Gewiss Stadium" të Bergamos, Atalanta vendase u mposht 0-3 nga Atalanta. Në 11 javët e këtij sezoni, Atalanta ka shtatë ndeshje pa fitore. Dueli u zhbllokua në minutën e 29-të nga Berardi, me kapitenin e Sassuolos që u tregua i saktë nga 11 metërshi. Në pjesën e dytë trajneri Ivan Juric hodhi në fushë Berat Gjimshitin, por nuk qe e thënë që Atalanta mos pësonte. Pinamonti në minutën e 47-të dhe sërish Berardi në të 66' i dhanë suksesin e plotë Sassuolos, që me 16 pikë ngjitet në vendin e tetë.

Serie A, raundi 11-të:

E diel, 09 nëntor 2025

12:30 Atalanta 0-3 Sassuolo

15:00 Bologna 2-0 Napoli

15:00 Genoa 2-2 Fiorentina

18:00 Roma 2-0 Udinese

20:45 Inter 2-0 Lazio

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:38
Dështimi në Bologna, Antonio Conte: Këtë vit na rrethon një energji negative

Bologna fitoi 2-0 kundër Napolit në Serie A. Trajneri i miqve, Antonio Conte nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së skuadrës së tij në 'Dall’Ara'. Trajneri i kampionëve në fuqi të Serie A u shfaq i shqetësuar për gjendjen e skuadrës së tij e cila sipas tij ka një 'energji negative'.

"Ata kanë pasur më shumë energji në gjithçka, na vjen keq që konstatojmë se kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm, është një gjë që duhet të na bëjë të reflektojmë. Ata luajtën edhe të enjten, ne e bëmë pak detyrën, përsa kohë që sfida ishte në ekuilibër, më pas u shkrimë.  Për këtë na vjen keq. Duhet të ketë një energji tjetër.

Jam i shqetësuar, nuk kam çfarë të them më shumë. Nuk duhet të harrojmë se pas një titulli të fituar u renditëm në vendin e 10, nuk kemi mësuar shumë. Me siguri ka ndryshuar energjia, djemtë e dinë si e mendoj, më vjen keq që nuk po ia dal të ndryshojë këtë energji. Nuk po bëj një punë të mirë, ose dikush nuk do që të dëgjojë", tha Conte.

Në këtë fillim sezoni, Napoli ka regjistruar 5 humbje, 3 nga të cilat në kampionat.

Ora 17:02
Bologna 'hedh në tapet' Napolin, kampionët humbasin 2-0 në 'Dall'Ara' (VIDEO)

Befasi në 'Dall'Ara'. Bologna mposhti 2-0 Napolin duke i shkaktuar humbjen e tretë të sezonit kampionëve në fuqi të Serie A. Diçka të tillë Bologna e bënte në majin e 2019 për herë të fundit në shtëpi. Sfida e sotme ishte me ritëm, raste dhe grintë sportive. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Duhej minuta e 50-të që Dallinga të kalonte Bolognan në epërsi, ndërsa Lucumi në minutën e 66-të "vulosi" sfidën me golin e dytë. Me këtë sukses Bologna ngjitet në kuotën e 21 pikëve duke qenë favorite për kreun. Milani dhe Napoli me 22 pikë ndajnë momentalisht vendin e parë të Serie A.

Ora 14:56
VIDEO/ Atalanta shtatë ndeshje pa fitore, Sassuolo e mposht 0-3 në Bergamo

Në "Gewiss Stadium" të Bergamos, Atalanta vendase u mposht 0-3 nga Atalanta. Në 11 javët e këtij sezoni, Atalanta ka shtatë ndeshje pa fitore. Dueli u zhbllokua në minutën e 29-të nga Berardi, me kapitenin e Sassuolos që u tregua i saktë nga 11 metërshi. Në pjesën e dytë trajneri Ivan Juric hodhi në fushë Berat Gjimshitin, por nuk qe e thënë që Atalanta mos pësonte. Pinamonti në minutën e 47-të dhe sërish Berardi në të 66' i dhanë suksesin e plotë Sassuolos, që me 16 pikë ngjitet në vendin e tetë. Atalanta me 13 pikë mbetet në vendin e 13-të dhe fitoren e fundit në Serie A e ka kundër Torinos më 21 shtator në udhëtim.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?