
Bologna fitoi 2-0 kundër Napolit në Serie A. Trajneri i miqve, Antonio Conte nuk e fshehu zhgënjimin pas humbjes së skuadrës së tij në 'Dall’Ara'. Trajneri i kampionëve në fuqi të Serie A u shfaq i shqetësuar për gjendjen e skuadrës së tij e cila sipas tij ka një 'energji negative'.
"Ata kanë pasur më shumë energji në gjithçka, na vjen keq që konstatojmë se kishin më shumë dëshirë dhe entuziazëm, është një gjë që duhet të na bëjë të reflektojmë. Ata luajtën edhe të enjten, ne e bëmë pak detyrën, përsa kohë që sfida ishte në ekuilibër, më pas u shkrimë. Për këtë na vjen keq. Duhet të ketë një energji tjetër.
Jam i shqetësuar, nuk kam çfarë të them më shumë. Nuk duhet të harrojmë se pas një titulli të fituar u renditëm në vendin e 10, nuk kemi mësuar shumë. Me siguri ka ndryshuar energjia, djemtë e dinë si e mendoj, më vjen keq që nuk po ia dal të ndryshojë këtë energji. Nuk po bëj një punë të mirë, ose dikush nuk do që të dëgjojë", tha Conte.
Në këtë fillim sezoni, Napoli ka regjistruar 5 humbje, 3 nga të cilat në kampionat.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Interi 'likuidon' 2-0 Lazion dhe ndan kreun e Serie A me Romën, zhgënjen Napoli








