Gjimshiti-Memushaj: Fitojmë me
Izraelin dhe i japim fund krizës

Gjimshiti-Memushaj: Fitojmë me<br />Izraelin dhe i japim fund krizës
Kombëtarja vijon në Stamboll përgatitjet për ndeshjen me Izraelin.

Pas humbjes me Luksemburgun mbrojtësi Gjimshiti thotë se futbolli të jep një shans të dytë dhe fitorja me Izraelin sjell vendin e tretë.

Ndërsa Memushaj është i bindur se fitorja largon krizën e rezultateve. 

“Nuk isha vetëm unë i mërzitur nga humbja me Luksemburgun. Por tani duhet ta heqim atë ndeshje nga mendja dhe të fokusohemi te sfida me Izraelin. Duhet të rikuperojmë forcën fizike dhe atë psikologjike, sepse janë ndeshjet e fundit. Nëse do të fitojmë ndaj Izraelit nuk do të flitet më për krizë. Ta tregojmë në fushë se jemi më të mirë sesa kundërshtarët”, tha Ledian Memushaj, futbollist i Kombëtares.

Ndaj Izraelit duhet të luajmë me shumë besim. Na duhet që të fitojmë për t’u ngjitur sërish në vendin e tretë. Izraeli nuk është ekip më i mirë sesa ne. Më vjen mirë që më jepet një mundësi e dytë. Nuk e mendoj atë çfarë ndodhi në sfidën e parë, por për atë që do të bëjmë këtë radhë”, tha Berat Gjimshiti, futbollist i Kombëtares.

Rekaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet