Gjin Gjoni që fshehu pasurinë
do të gjykojë Fullanin në Apel

TIRANE - Gjin Gjoni, gjyqtari i Apelit njëherësh anëtari i KLD mjaft i përfolur në skandalet e tij me fshehjen e pasurisë dhe vendimet e çuditshme, është caktuar të gjykojë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani. Caktimi i tij si gjyqtar i gatshëm për shqyrtimin e masave të sigurisë për muajin shtator, është bërë me një vendim të Krytarit të Gjykatës së Apelit Alaudin Malaj, i cili ka planifikuar në fillim të vitit kalendarin vjetor të caktimit të gjyqtarëve në masat e sigurimit, sipas rendit alfabetik të listës emërore.

Teksa Guvernatori i shkarkuar Ardian Fullani kërkoi apelimin e vendimit të gjykatëses Blerina Muça që e la atë në burg, A1 REPORT mëson se do të jetë pikërisht Gjin Gjoni, relatori që do të gjykojë kërkesën e ish-kreut të Bankës së Shqipërisë.
 
Në kalendarin e masave të sigurisë për periudhën 16 Shtator-30 Shtator 2014, të cilin A1 REPORT e siguron, Gjin Gjoni rezulton të jetë caktuar relator në gjykim, së bashku me anëtarët e tjerë, gjyqtarët Metush Saraçi dhe Hysni Demiraj.

gjin gjoni fullani

gjin gjoni ardian fullani

gjin gjoni fullani 3


Vendimi për t’i dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” Fullanit u mor më 7 Shtator dhe sipas ligjit në fuqi, për apelimin e masës lihet afat deri në 10 ditë. Cka do të thotë se Fullani, maksimumi deri në 17 Shtator duhet të dorëzojë në Gjykatën e Apelit kërkesën për të apeluar masën e sigurisë ndaj klientit të tij. Kjo datë korrespondon edhe me periudhën 16-shtator-30 shtator që Gjoni është caktuar relator  i cështjeve, sipas kalendarit të masave të siguruar nga A1 REPORT. Përzgjedhja e tij për këtë fazë, sipas burimeve të gjykatës së Apelit ka qënë rastësore dhe jo e qëllimshme, pasi kur është përpiluar lista emërore askush nuk e ka ditur dhe menduar se do të arrestohet ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani.
 
Apelimi i masës së sigurisë në Gjykatën e Apelit për ish-Guvernatorin e shkarkuar Ardian Fullani është konfirmuar publikisht nga avokati i tij, Maks Haxhia.
 
Ndërkaq, nga një vëzhgimi në faqen zyrtare të Gjykatës së Apelit, në masat e publikuara deri më 17 Shtator, nuk rezulton të jetë caktuar masa e Fullanit.

gjin gjoni fullani

Së bashku me masën e sigurisë ndaj Fullanit pritet të shqyrtohet dhe ajo e Inspektores së përgjithshme Elivar Golemi e cila sëbashku me eprorin e saj u burgos me akuzën e “shpërdorimit të detyrës” në lidhje me skandalin në institucionin më të lartë financiar në vend me vjedhjen e 713 milionë lekëvë të rinj nga thesari i shtetit.
 
Përjashtimi
Në Kodin e Procedurës Penale, ekzistojnë disa dispozita ligjore të cilat parashikojnë përjashtimin e një gjyqtari si dhe dorëheqjen e vetë gjyqtarit, nëse ekzistojnë disa arsye si konflikti i interesit dhe arsye të tjera. Në rastin konkret mësohet se gjyqtari Gjon Gjoni, ka njohje direkte me ish-guvernatorin Fullani dhe gruan e këtij të fundit Ariana Fullani, aktualisht kjo e fundit gjyqtare në Gjykatën e Lartë.

Të kontaktuar në telefon nga “Shqiptarja.com” burime nga prokuroria e Apelit Tiranë thanë se nëse do krijohet bindja se ky gjyqtar ka lidhje shoqërore me familjen Fullani dhe mund të konsiderohet i njëanshëm, atëherë përfaqësuesit e prokurorisë do i drejtohen me një kërkesë gjykatës për përjashtimin e Gjin Gjonit nga trupi gjykues. Tashmë këpto veprime mbeten për t’u parë në ditët në vijim kur dhe të zhvillohet seanca për caktimin e masës së sigurisë në Apel të Fullanit dhe Golemit.


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime

Vrau me armë ukrainasin e pastrehë tre muaj më parë në Itali, shqiptari arrestohet në Slloveni! Mbante dhjetëra identitete të rremë, i skeduar për krime