ELBASAN - Banorët e Gjinarit janë ngritur sot në protestë pasi rruga që lidh Gjinarin me Elbasanin është e bllokuar prej disa ditësh si pasojë e shembjes së dherave nga shirat e javës së mëparshme.

Rruga vijon të mbetet e bllokuar ndërkohë që banorët kërkojnë që të hapet rruga si dhe të mos përsëritet më ngërçi i krijuar si pasojë e motit të keq.

Banorët janë shprehur se ata duan rrugë të sigurta. Ndonëse ishte parashikuar që të hapej një rrugë provizore, ajo ende nk është hapur.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)