Gjinekologia Mimoza Keta në Report TV: Marrëdhëniet seksuale për herë të parë duhet të fillojnë në këtë moshë, ja arsyeja

Kryerja e marrëdhenieneve seksuale ne moshe ende të mitur po kthehet në një problematikë në rritje nga viti në vit. Raportohet se adoleshentet i kanë filluar marrëdhëniet seksuale rreth moshave, 13 dhe 15 vjec. Vitin e fundit duket se mosha është ulur edhe më shumë për vajzat, të cilat  po  fillojnë aktivitetin  seksual që në moshën 11 vjeçare.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’” gjinekologia Mimoza Keta u shpreh se  të rinjtë po ndikohen gjithmonë e më shumë nga njëri-tjetri, duke kryer marrëdhënie seksuale në një moshë të mitur, krijojnë probleme shëndetësore dhe mendore. Ajo shpjegoi edhe arsyet kryesore përse pavarësisht përgatitjes së trupit nga ana shëndetësore për marrëdhënie seksuale, këshillohet që të rinjtë të mos e fillojnë aktivitetin seksual para moshës 18-vjecare.

“Zakonisht msha 18-vjeçare është mosha më e bukur që mund të fillojë dhe të kryhet një aktivitet seksualë. Nisja e marrëhdënieve në moshë të hershme mund të shkaktojë një bipolarite, nuk ka studime por që kemi vënë re dhe të tilla,  të gjitha këto janë pasoja të një raporti të hershëm seksual. Probleme të tjera të trurit , ndryhsime të trurit që ajo ta kërkojë atë raport seksual vazhdimisht dhe kjo nuk do të jetë asnjëherë ashtu si duhet. Pas ardhjes së menstruacioneve trupi është i përgatitur për marrëdhëniet seksuale por nuk e këshillojmë sepse janë shumë të vogla së pari mendërishtpër të rritur një fëmijë, janë shumë të reja për t’u mbrojtur nga pasojat e një raporti seksual, për t’u mbrojtur nga një shtatzani e padëshiruar dhe nga sëmundjet e transmetueshme, prandaj themi që raportet seksuale të fillojnë në një moshë të caktuar” shpjegoi ajo.

Ndërsa këshilloi nënat në kujdesin që duhet të tregojnë kujdes për të mësuar në ëmnyrën e duhur se si duhet të kenë higjenën këto vajza të vogla jo vetëm gjatë menstruacioneve por gjatë gjithë jetës.

“Ndërresat e tua duhet t’i lash në mënyrë të veantë dnërsa fëmija ka jetën e vet ske arsye përse ti bashkosh të dyja dhe nesër ti shkaktosh një infeksion këtij fëmije” këshilloi gjinekologia Keta.

Ajo rekomandoi se duhet më shumë sensibilizim mes të rinjve, për t’u mësuar atyre pasojat që mund të kenë nga marrëdhëniet seksuale në moshë të vogël.

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025

Valteri zbulon ‘paktin’ Berisha-Meta për zgjedhjet 2025