Gjinushi në krye të ASH, Hajdari: Kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës! Puç institucional

Gjinushi në krye të ASH, Hajdari: Kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës! Puç institucional

Përgjigjja absurde e kryetarit të ri të Akademisë së Shkencave, ndaj gazetares ka sjellë reagime të shumta nga politika.

Është kryetarja e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari e cila ka dënuar ashpër qëndrimin e Gjinushit, që sipas saj ushtroi dhunë verbale dhe seksist ndaj gazetares. Duke u ndalur tek procesi i votimit dhe zgjedhja e tij si kryetar i Akademisë së Shkencave në një garë pa konkurrentë, Hajdari thekson se është kryekëput antiligjor zgjedhja e tij.

Duke e quajtur puç institucional, Hajdari nuk i ka kursyer as akuzat për kryeministrin Edi Rama, sipas së cilës është ai që e ka dirigjuar këtë dështim edhe në shkencë.

"Kryetari uzurpues i Akademisë se Shkencave i nisi minutat e para të karrierës së tij me dhunimin verbal seksist të një gazetareje të re.

I paligjshëm nga takat e këpucëve deri te flokët ai uzurpoi A.SH. si kryetar partie politike nëpërmjet një truku me K.M, duke i falur atij partinë per zgjedhjet e 30 Qershorit dhe Rama i fali akademinë e paralizuar me anëtarë me statuse joligjore, si çerdhe e shkaterrimit të historisë dhe albanologjisë, per të mos përmendur shkencat inekzistente të sakta.

Sikurse nuk ka bërë kurrë zgjedhje brenda partisë së tij shekullore pseudo-socialdemokrate, ashtu uzurpoi A.SH, me puç institucional prej një kapterri që hiqet si gjeneral në pension i shkencës. Prej tridhjet vjetësh asnjë libër, artikull shkencor, apo botim serioz, asnjë arritje në matematiken e aplikuar.

Dështim në shkencë, dështim në politikë si një rast partikular në të cilin “gjenerali i ekuacioneve” dëshironte të aplikonte matematikën në politikë, ku prej tre dekadash nuk mori kurrë më shumë se një mikrobus me votues. Duke mbetur profan në faktin se asnjëherë nuk mësoi se ku pritet shkenca me politikën ai preu kokat të gjithë miqve të tij në parti që ikën nga sytë këmbët.

Vjen në akademinë e shkencave dhe qysh në fjalimin e parë poshtëron asamblenë duke e quajtur konsultative. Mbledh nëntedhjetevjeçarë që dramën e jetës së tyre kane pasur faktin që i kanë bëre hosana vrasësit të babait te tyre, një pjesë me ishemira, një pjese të korruptuar me pagesa të paligjshme, me mbeshtetje nga akademikë ishspiunë të sigurimit, sekretarucë diktatorësh, të dyshuar nga kolegët për plagjiatura, të tjerë që nuk dihet ku punojnë nëpër botë etj. Më vjen keq për një pjesë të akademikëve të vërtetë që nuk patën forcën dhe moralin e duhur t’i kundërvihen uzurpuesit anakronik.

Bëri reformën farse, për të sunduar mbi një institucion, ku veç truri nuk ka më efikasitet, pa marrë në konsideratë që në perëndim gjënden me dhjetëra shkencëtarë të rinj shqiptarë të vlerësuar maksimalisht nga shkenca botërore moderne.

Padyshim që Kuvendit do t’i paraqes që t'i presë sa më parë buxhetet kësaj karakatine, mbi samarin e të cilës ka hypur “gjenerali” në pension. Përndryshe, do të ndodhi ajo që nuk ka ndodhur në qindra vjet akademi, ku politikani i paudhë do të drejtojë shkencën dhe të paligjshmit dhe të paditurit, do të drejtojnë institucionin", shkruan Hajdari.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • majmunia: 25/05/2019 21:03

    nuk behet politik duke share te tjeret o goc.mire bere qe i hyre kesaj pune por shiko cdo besh ti ,dhe populli do te te votoje apo jo.mjaft me me thashetheme se po qe per to!!!me cfare lekesh studiove ne usa zonjush?e ke dhe ti pas qafe e kupton sot budallenj nuk ka!po shiko cdo besh ti dhe leri te tjeret.kjo politike e la shqiperine 100 mbrapa.hajt dhe me mend ne koke mesohu te shprehesh dhe pasuro fjalorin se ke nevoje!!!

    Përgjigju
  • Kasem gahinji: 25/05/2019 20:53

    Ja zocka e azemit ,i ka hipur vehtja ne qejf.shko meso zogu,te njohesh me ke ke te besh.kam frike se do deshtosh shpejt.

    Përgjigju
  • Mjaft me!: 25/05/2019 19:04

    Ore po paskeni qene qeniet me te paturpshme qe ka mbajtur ndonjehere kjo toke e shkrete. Po akoma me broçkullat e gjoja 'akrademi te shqencave' qe as ka ekzistuar e aq me teper as qe ekziston vertete ndonjehere ne arnaudistan. Ajo ishte nje marifet e manipulim qe sistemi i vjeter ndertoi (me porosi te ruseve), per ti dhene nje fasade te jashtme e nje boje zmalto gjoja shtetit shqiptar, qe ishte komplet i rrenuar, i copetuar e i mbaruar. 500 vjet nen çallmat, i dogendisur sa me s’ka, duheshin bere shume perpjekje, shume, shume, per ta rimekembur sado pak te shkreten Arberi... E keshtu na u krijua kjo gjoja 'akrademi' qe ishte vetem e vetem politike. Po tani ato kohe kane kaluar e jemi ne 'ekonomine e tregut' qe megjithese 1001 tmerreve, prap ka edhe ajo ndonje te mire, si p.sh. eliminon ato njerez e poste e organizma artificiale qe s'japin gje e vetem konsumojne (edhe tani eliminohen vetem kur si sherbejne politikes, se kur i duhen asaj ata po vete i krijojne e s’u dhimset fare qe te hapin qesen). Atehere po mendojme se kjo 'akrademia' nuk i duhet me njeriu as per politike e as per ndonje gje tjeter, atehere PERSE DUHET MBAJTUR?!!!! Edhe femite e kopshteve e dine tashme se ata pleq te rrjedhur nuk bejne as me te voglen gje e jo me te merren me gjoja shkence. Ata ne fakt kane me shume se nje gjysme shekulli qe vetem vjedhin shtetin duke marre rroga e honorare e duke shpenzuar meteriale e pajisje qe vetem shkojne kot. Ata ne fakt po te kishte sado pak drejtesi e moral DUHET te futen ne burg (duhesh te futeshin me kohe) per abuzim e vjedhje te pasurise se shtetit e popullit ne permasa te medha e per nje kohe te gjate. Edhe ata e dine mire kete, po si vemje te gjalla e kolera qe jane, mundohen ta zgjasin pa fund kete tragjedi-komedi ala shqiptare. Me e shumta qe bejne e kane bere, eshte te kopjojne e perkthejne libra e broshura te te tjereve ne bote e te bejne vetem plagjiature. Ne nje vend ku mbi 70% e rrogave te buxhetoreve paguhen nga Bashkimi Europian e ku me mijra familje jetojne vetem me te ardhurat nga emigracioni e ku çdo gje varet vetem nga ndihmat nga jashte, te mbahen keta qyqare parazite me vite e vite me leke e rroga, eshte jo vetem e papranueshme, po edhe nje KRIM qe i behet shoqerise ne pergjithesi. MJAFT ME! Keto DUHEN te zhduken!

    Përgjigju
  • Tropoja: 25/05/2019 18:37

    Respekte per Prof.Dr. Skender Gjinushin, se po te kishte Shqiperia me shume intelektuale si ai, Atdheu do te ishte krejt ndryshe. Ajo gazetarja qe e pyeste dje Profesorin, se pari duhet te shkoj ne klasen e pare per te mesuar se si duhet ti drejtohesh dikujt, pasi nuk i flitet ne ate menyre as nje rrugaçi ne rruge, jo më kryetarit te Akademise se Shkencave. Gazetarja meritonte nje pergjigje pak me te ashper, nese eshte gazetare dhe jo ndonje dashnore e paguar nga ndonje drejtuesh gazete apo televizioni, siç ndodh shpesh ne katundin tone Shqiperi.

    Përgjigju
    • Feliksi: 26/05/2019 12:24

      Shko e pyt ne Vlore per GJinushin shko se tevpeegjigjen skafiatet se ç niste gjinushinper ne Itali,ai komunist gjakpires

  • Nje akademik tropojan: 25/05/2019 17:52

    Sa e quet kjo goca e Azemit...!Fatkeqesi qe ngjan nga mamaja dhe zvogelon vlerat e Azemit..!!

    Përgjigju
  • xreport: 25/05/2019 16:28

    gjynah nuk ben as kjo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë

Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë