TIRANE-  Kreu i PSD-së doli në një prononcim për median për të sqaruar ekzekutimin e vendimit të Përmbarimit, për lirimin e ambienteve të PSD-së, e cila dje solli përplasjen e dhunshme mes Policisë Private dhe Policisë së Shtetit.

Ai i quajti “veprime banditeske”. “Gjithçka ndodh është inercia e qeverisë që humbi zgjedhjet dhe struktura te saj në mënyrë të organizuar kishin planifikuar rrëmbimin e PSD-së si seli”- tha Gjinushi.

Sipas Gjinushit veprimi është marrë nga akti normative i Entit Ndërkombëtar i banesave i jep të drejtën të largohen familjet që ndodhen në atë që ai e quajti “listë e zezë” të hedhur online në shtator 2012.

Ministri Tahiri e ka quajtur këtë akt të paligjshëm.

Gjinushi demotroi dhe dokumente ku vërteton se pronari kërkon të marrë në dorë selinë me dokumente të falsifikuara.

Gjinushi tha se ministri i Brendshëm dje “Mbrojti vendimin e gjykatës së formës së prerë që merret me lirim dorëzim të godinës, mbrojti pronën e shtetit, sepse 2/3 janë pronë e shtetit dhe jo pronën e PSD-së “

Akti i Entit Kombëtar të Banesave të nxjerr nga banesa pa gjyq, prandaj ky akt është dërguar në Gjykatë Kushtetuese. Drejtori i Entit ka nxjerr një vendim të paligjshëm dhe e konstatoi Ministri i Brendshëm”

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)