Policia Rrugore njofton se për ditën e nesërme nisur nga vrojtimet e dy javëve të fundit, ngarkesa në aksin rrugor Tiranë - Gjiri i Lalzit do të jetë e mbingarkuar për shkak të fluksit të mjeteve të pushuesve nga Tirana dhe qytetet e tjera që synojnë këtë zonë plazhi.
 
Policia u kërkon drejtuesve të automjeteve të cilët kanë destinacion të ndryshëm nga Gjiri i Lalzit për të mos u bllokuar dhe për të lehtësuar sadopak trafikun të zgjedhin aksin Tiranë- Ndroq- Plepa- Durrës ose në alternativë edhe aksin Tiranë - Tuneli i Krrabes - Elbasan - Rrogozhinë.
 
Policia Rrugore porosit drejtuesit e mjeteve të shmangin tejkalimet e shpejtësisë, parakalimet e gabuara, përdorimin e alkoolit dhe gjithashtu në cdo rast të perdorin rripat e sigurimit dhe për motoçiklistet kaskat mbrojtëse.

Në dy fundjavat që lamë pas fluksi në drejtim të Gjirit të Lalzit ishte shumë i madh duke sjellë edhe bllokimin e autostradës Tiranë- Durrës.


dy.b/shqiptarja.com