LSI është kthyer forca kryesore politike për momentin, falë aftësisë dhe pragmatizmit të Ilir Metës. Kishte nga ata që menduan fillimisht se do të ishin Berisha dhe Rama ata që do të dirigjonin lojën, por jo. Duket qartë se LSI me katër deputetët e vet në kuvend, ka në dorë fatin e një presidenti. Të djathtët që deri dje thonin se “nuk është ndonjë humbje e madhe nëse LSI ikën nga qeveria”, sot po thonë se “LSI është partere e denjë e këtij koalicioni”.
Të majtët që deri dje protestonin me tabela të “bllokut të zi të Ilir Metës në dorë”, sot po thonë se “ai është përfaqësues i maxhorancës, por që po punon për konsensusin”.
Politika i ka këto lëvizjet dhe ndryshimet e qëndrimeve nga dje në sot. Psh, kemi parë lëvizjet e Fatos Nanos. Kur doli nga burgu në 1997, tha se “nuk do e burgoste Berishën”. E pasi ky nuk e la rehat në vitin e parë të qeverisjes, duke ia futur plumbat dhe në zyrë e ky vetë iku nga qeveria, në 2007, u takua dhe i dha kredibilitetin që po i humbiste për zgjedhjet vendore.
Ndërsa tani, këtë rol duket se e ka vetëm Ilir Meta. Pas këtyre propozimeve, qëndrimeve, zhvillimeve, shtrohet vetëm një pyetje e thjeshtë: Kush ofron më shumë?
Çfarë u diskutua në darkën sekrete Meta-Rama në Gjirin e Lalzit, pas të cilës u la të kuptohej se do të kishte një “kërcënim” real të Metës për qeverisjen? Dhe kjo nuk ishte më një tabu, derisa u pa qartë se në një votim kuvendor për “Akcizat” (pas kësaj darke) maxhoranca siguroi vetëm 68 vota, pa votën e kryeministrit ...Por nga ana tjetër, çfarë u diskutua po në Gjirin e Lalzit pas një vizite të Lulzim Bashës dhe një botuesi mediatik pranë qeverisë në fundjavën që kaloi dhe çfarë u premtua për LSI që të shkohej drejt një presidenti konsensual? Sepse u pa qartë që Berisha dhe Meta në takimin publik, thjesht kishin folur për një president konsensual. Ka një ndryshim qëndrimi të LSI nga takimi i Metës me Ramën te Gjiri i Lalzit, në takimin me Lulzim Bashën po te Gjiri i Lalzit.
Nuk ka rëndësi procesi e procedurat. E rëndësishme është se presidenti do të na vijë po nga Gjiri i Lalzit. Dhe në fund, nuk është shumë e rëndësishme nëse emri i tij do të jetë Xhezair Zaganjori apo dikush tjetër. Që andej ku do dalë do ketë përfitime, por edhe detyrime. Në këtë moment ngrihet vetëm një pikëpyetje: nëse LSI do të ruajë deri në fund protagonizmin politik të këtyre ditëve deri në afrimin e zgjedhjeve të përgjithshme të 2013.
/Shqiptarja.com