Mbi 1500 nxënës të ciklit 9-vjeçar dhe atë të mesëm në rrethin e Gjirokastrës që i përkasin komunitetit etnik grek, kanë mungesa të theksuara të teksteve mësimore.
 
Shkak është bërë mungesa e botimit të të gjithë librave nga shtëpia botuese shtetërore duke sjellë një shqetësim jo të paktë, kryesisht për nxënësit, mësuesit si dhe për prindërit e tyre.
 
Nxënësit e klasave të para të shkollës së mesme “Pandeli Sotiri” në qytetin e Gjirokastrës, shprehen për Report TV, se nuk kanë se çfarë të mësojnë gjatë ditëve të para të shkollës.
 
Drejtori i shkollës së gjuhëve të huaja “Pandeli Sotiri” e cila shërben edhe për mësimin në gjuhën greke të tre cikleve shkollore, e ka shfaqur problematike situatën edhe për klasat fillore pasi sivjet ato nuk u çelën sepse prindërit në mungesë të teksteve, i larguan fëmijët e tyre nga shkolla, duke i çuar në shkollat private.
 
Në Gjirokastër, funksionojnë mbi 20 shkolla ku mësojnë nxënës që i përkasin pakicës greke.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)