GJIROKASTER - Integrimi i Shqipërisë në strukturat e Bashkimit Europian, është një proces i vështirë, por qeveria suedeze do ta mbështesë vendin tuaj. Ka qenë kjo deklarata e bërë sot në Gjirokastër, nga ana e ambasadorit suedez të akredituar në vendin tonë, Patrik Svensson.
Ky i fundit, ka vizituar për herë të parë qytetin e gurtë, qysh prej marrjes së mandatit si përfaqësuesi i Mbretërisë së Suedisë në vendin tonë. Zoti Svenson, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun gjirokastrit Flamur Bime në zyrën e këtij të fundit, me të cilin kanë shkëmbyer opinionet e tyre rreth domosdoshmërisë që paraqet integrimi i Shqipërisë në BE.
Për zotin Svensson, Shqipëria duhet të punojë ende për të përfituar statusin e vendit kandidat dhe kjo kërkon më tepër angazhim nga qeveria dhe subjektet politike që të sigurojnë klimën e besimit të ndërsjellë mes tyre për arritjen e një qëllimi të përbashkët.
“Deri në raportin final të Brukselit, ka ende pak kohë për të bërë disa gjëra. Janë disa çështje që kanë nevojë të shohin ende progres dhe mbi të gjitha, mund të flasim për zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe shumë të tjera. Por unë nuk dua të shënoj ndonjërën në veçanti, sepse të 12 kriteret janë të rëndësishme për t’u plotësuar”, ka deklaruar Svensson.
Ambasadori suedez në Tiranë, Patrik Svensson, gjatë vizitës së tij disaorëshe në Gjirokastër, vizitoi dy banesa karakteristike në zonën muzeale duke vlerësuar mjaft pozitën gjeografike të qytetit dhe ekzistencën e tij në listën e trashëgimisë kulturore botërore UNESCO.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com