Nga kontrolli i ushtruar në fshatrat Prongji dhe Kolonjë, Gjirokastër, u konstatuan dhe u asgjësuan 4 200 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Gjithashtu nga Kontrolli i ushtruar në fshatrat Zhulaj, Zhapokikë, Komar, Izvorë dhe Rabije, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan 19 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Si dhe nga kontrolli i ushtruar në fshatrat Rodenj, Gërdas, Bënjë dhe Zhapovë, Këlcyrë u konstatuan dhe u asgjësuan 2 320 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.
Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku disa prej tyre u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com