Një autoambulancë e cila po transportonte një të sëmurë është bllokuar për disa orë nga ujërat e lumit Kardhiq në Gjirokastër. 

Në mungesë të urës, autoambulanca është detyruar të kalojë lumin, por tejfryrja e tij prej reshjeve të dendura të shiut ka bërë që mjeti ta ketë të pamundur të kalojë atë.

Për disa orë, i sëmuri, mjeku dhe shoferi i autoambulancës kanë qenë të bllokuar në mes të lumit. 

Është dashur ndërhyrja e forcave të PMNZSH për të shpëtuar personelin. 

 Lumi Kardhiq ka dalë nga shtrati si pasojë e reshjeve të shumta të shiut. 

Redaksia Online
shqiptarja.com