GJIROKASTËR – Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme ka kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme 10 klandestinë nga Siria pranë shtratit të lumit Drino në vendin e quajtur Subash.
Operacioni i zhvilluar dhe në bashkëpunim me policinë e Gjirokastrës ka bërë të mundur kapjen e klandestinëve të paligjshëm, të cilët ishin duke lëvizur në këmbë përgjatë lumit Drino.
Sipas policisë, mësohet se destinacioni i tyre ishte të shkonin në Mal të Zi.
Blutë e Gjirokastrës po punojnë për të kryer veprimet proceduriale për deportimin e tyre prej dhe nga kanë ardhur. Kapja e emigrantëve të paligjshëm është bërë në kuadër të operacioneve kundër klandestinëve.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com