GJIROKASTËR - Policia e qarkut të Gjirokastrës tani e tutje do të drejtohet nga Haki Çako , i cili është emëruar dhe prezantuar mbrëmjen e djeshme në këtë detyrë.
Haki Çako, deri dje ka punuar në Sektorin Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Çako ka zëvendësuar kështu Ajet Ibron, i cili është emëruar specialist në Akademinë e Policisë .
Prezantimi i Drejtorit të ri të Policisë së Qarkut Gjirokastër është bërë para efektivave të Drejtorisë së Policisë nga ana e Zvdrejtorit të Përgjithshëm, z.Altin Qato.
Çako, gjatë fjalës së tij ka theksuar se rezulatet e gjithsecilit do të jenë i vetmi kriter për ecurinë e mëtejshme të secilit në detyrë. Ai tha se “në radhët tona ka edhe elementë të inkriminuar apo me lidhje me krimin, por ju siguroj se jam i vendosur për t’i larguar nga radhët e policisë dhe për t’i çuar para drejtësisë cilindo nga efektivat e policisë që do bashkëpunojë me krimin.”
Një tjetër porosi e vecantë e drejtori të Policisë së Qarkut Gjirokastër për efektivat e policisë ishte komunikimi dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja
/Shqiptarja.com