GJIROKASTER - Sektori Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Gjirokastër ka bërë të mundur ndalimin e 32 klandestinëve sirianë, të cilët kishin kaluar në mënyrë ilegale kufirin shqiptar.

Ata janë ndaluar, pas informacioneve të marra, në shtratin e lumit poshtë fshatit Kodër të komunës Cepo në Gjirokastër, ku po qëndronin të fshehur. Si rezultat i kontrollit të shtratit të lumit u bë e mundur bllokimi i 32 shtetaseve nga Siria, ku në mes tyre edhe 4 gra.
 
Ata mësohet se kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me shtetin grek dhe janë kthyer mbrapa sot me urdhra të largimit vullnetar.
 
Kjo nuk është hera e parë e ndalimit të klandestinëve sirianë të cilët kanë kaluar kufirin shqiptar, ku edhe në të kaluarën një numër i konsiderueshëm klandestinësh janë bllokuar nga ana e autoriteteve shqiptare. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)