Gjirokastër, Parku turistik i
Viroit drejt shkatërrimit

Gjirokastër, Parku turistik i<br />Viroit drejt shkatërrimit
GJIROKASTER- Parku natyror i Viroit në Gjirokastër pjesë e të cilit është edhe liqeni artificial, dikur me një bimësi të dendur, ujëra të pastra dhe mjedise çlodhëse, prej kohësh paraqitet në një gjendje të mjerueshme. Burimi natyror, 60 metër i thellë, që furnizon me ujë liqenin artificial i njohur për gjirokastritët si Mëma e Viroit, ka mbi dy dekada që nuk është pastruar në thellësi dhe sipërfaqe. E bashkë me të edhe kanali vaditës.
 
Bimësia dekorative është shkatërruar si pasojë e përfundimit të ciklit jetësor, ndërkohë që nuk janë marrë masa për zëvendësimin e tyre.
 
Ndërkohë sipas Nënkryetarit të Bashkisë Vangjel Muço, Parku i Viroit do të kthehet sërish në identitet, pasi prej muajsh është përpiluar një projekt që ka në qendër rehabilitimin e tij.
 
Edhe pse një zonë e frekuentuar nga qytetarët e Gjirokastrës si dhe turistë të huaj, Parku i Viroit është lënë jashtë vëmendjes së bashkisë së Gjirokastrës ndër vite.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!

Këto janë katër shenjat më pa fat të Shtatorit!