Problemet që hasin qytetarët e Gjirokastrës në furnizimin me ujë të pijshëm, ka vënë në lëvizje, Drejtorinë e Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve. Një aksion i nisur ditën e sotme ka patur për qëllim, evidentimin e lidhjeve të paligjshme që ekzistojnë në rrjetin qëndror ujëpërcjellës të burimit të Hosit, i cili furnizon gati 70% të të gjithë qytetit.

Brënda ditës së mërkurë, janë prerë gati 12 lidhje të paligjshme në rrjet të cilat dëmtonin cilësinë e ujit dhe ulnin ndjeshëm presionin. Për A1 Report kreu i Ujësjellësit të Gjirokastrës Dasho Qeli, pohon se elementë të papërgegjshëm në zonën fushore të luginës së Drinos aty ku shtrihet tubacioni kryesor i Hosit, kishin ndërhyrë në rrjet për të ujitur të tokat e mbjella dhe tashmë kjo mundësi u është hequr.

Si pasojë disa e personave që kanë abuzuar masivisht ujin dy lagjet e Gjirokastrës Manalat dhe Dunavat, janë të detyruar të paguajnë masat administrative të UKT.

Ndërkohë Dashi Qeli, shprehet se së shpejti priten të nisin punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri për qytetin me vlerë 5 milion euro përmes KFV BANK. Ndërsa projekti për ujsjellsin e ri, është në proces tenderimi dhe në garë ndodhen pesë firma gjermane.

Sipas tij një investim i tillë, do të mbyllë një herë e përgjithmonë kapitullin furnizimit me orar të 40 mijë banorëve të qytetit të Gjirokastrës. Të 16 lagjet e Gjirokastrës, do të kenë ujë pa ndërprerje, në fund të 18 muajve nga fillimi në terren i punimeve.

(p.n/shqiptarja.com)