GJIROKASTER - Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka bërë mbrëmë (12 nëntor) arrestimin e shefit të anti-korrupsionit në Gjirokastër.
26-vjeçari Miklovan Haxhi Kararaj akuzohet se gjatë ushtrimit të detyrës i ka marrë një biznesmeni 10.000 euro ryshfet.
Arrestimi i oficerit Kararaj, erdhi pas një hetimi intensiv një mujor nga strukturat e hetimit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, në Ministrinë e Brendshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjirokastër.
Sipas njoftimit zyrtar ndalimi u bë për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi gjatë ushtrimit të detyrës me datën 8.10.2012 Karakaj ka përfituar në mënyrë të paligjshme, duke i marrë një biznesmeni në qytetin e Gjirokastrës, me inicialet E.B., shumën prej 10.000 euro ryshfet."
SHKB- ja, po kryen veprime të tjera hetimore, pasi ka dyshime të bazuara se në kryerjen e kësaj vepre penale, i ndaluari ka bashkëpunuar me oficerë të tjerë të Policisë Gjyqësore të seksionit të luftës kundër krimit ekonomik në këtë drejtori.
(eç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com