GJIROKASTËR - Kanë rreth 12 muaj që banorët e bllokut numër 7 në lagjen “18 Shtatori” në qytetin e Gjirokastrës janë shndërruar në konsumues të ujit të ndotur.
Janë gjithsej 100 familje të cilët kanë “fatin” që në rubinetet e tyre, të rrjedhë ujë i ndotur me mbetje të konsiderueshme bakteriale.
Kjo është certifikuar edhe nga analizat periodike të DSHP. Si për ironi, ujin e pastër për konsum, ata e sigurojnë në lulishten pranë banesave të tyre pasi lëngu jetësor që përcillet në rubinetet e zonave të gjelbërta, është më i pastër dhe mjaft i sigurt për t’u pirë.
Askush është në gjendje të thotë se kur do të marrë zgjidhje problemi në fjalë, madje për këtë fakt nuk jep garanci as Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve si institucioni përgjegjës.
Tre muaj më parë, specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik në Gjirokastër, apeluan tek banorët e kësaj zone, të mos konsumojnë kurrsesi ujë nga rubinetet e tyre në banesa.
(Su.Fu/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com