Gjirokastër, 3 vjet burg për shqiptarin që transportonte klandestinë në Greqi

Gjirokastër, 3 vjet burg për shqiptarin që transportonte klandestinë në Greqi

Foto Ilustruese

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga policia helene për shkak se transportonte emigrant të paligjshëm drejt Greqisë kundrejt pagesës. Gjykata e Apelit Gjirokastër ka shpallur vendimin dhe ka dënuar shtetasin me 3-vjet e 4-muaj burg.

Mbi shtetasin Kristo Gole, 60 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Berat së bashku me të dy shtetasit H.G dhe M.SH rëndonte akuza veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, parashikuar nga neni 298/3, i Kodit Penal, pasi kundrejt një pagese prej 400 euro ndihmuan  në kalim e paligjshëm të 4 klandewstinëve.

Shtetasit ishin shpallur në kërkim prej më shumë se tre ditësh dhe pas arrestimit shtetasi Kristo Gole u ekstradua nga Greqia në Shqipëri.

Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për të shtetasit e tjerë të ndaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë