Një 30 vjeçar ka rënë në kurthin e policisë së Gjirokastrës emëruar "Stafeta", duke u kapur me një sasi heroine dhe kanabisi. Sipas policisë, në pranga është vënë Ervis Canka, banues në Përmet, të cilit i janë gjetur 5 kilogram e 150 gramë lëndë e dyshuar si heroinë, 10 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis e ndarë në 10 pako, si dhe 6 aparate celularë.

Ngjarja
Policia njofton se mbi bazën e informacioneve të marra se një automjet tip “Benz” po transportonte lëndë narkotike, ka ngritur një pikë kontrolli në aksin Tepelenë-Përmet, në vendin e quajtur "Ura e Leklit".

Në pikën e kontrollit, është afruar mjeti tip "Benz" me targa AA 828 NC, me drejtim lëvizje Tepelenë-Përmet, që drejtohej nga Canka.

Pas kontrollit, rezultoi se në pjesën e pasme të automjetit kishte një hapësirë midis sediljes së pasme dhe bagazhit, brenda së cilës u gjet edhe lënda narkotike. Kështu, në kuadër të operacionit antidrogë, të koduar "Stafeta", është arrestuar Ervis Canka, nën akuzën e veprës penale "Prodhim dhe shitje narkotikësh".

kanabis
Foto të tjera

Redaksia online
(M.B/Shqiptarja.com)