PërmetNjë ngjarje e rëndë është regjistruar në Përmet, ku një 30-vjeçare dyshohet se është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, pasi u largua nga banesa e bashkëshortit së bashku me një nga fëmijët (vajzën). Sipas informacioneve ky vendimi i të resë, ka çuar në debate të ashpra dhe përshkallëzim të situatës.

Kjo është hera e dytë që 30-vjeçarja braktis e babain e dy fëmijëve të saj, me pretendimin se marrëdhënia mes tyre nuk po funksionon dhe gjithçka kishte përfunduar. Të njëjtat burime thonë se e njëjta skenë dhune ndodhi edhe disa muaj më parë, por e reja nuk kishte denoncuar si rast në polici.

Aktualisht e reja ndodhet në Gjirokastër, te banesa e partnerit të saj aktual, një romancë e cila thuhet se nisi në kohën kur bashkëshorti i saj ishte i martuar me një tjetër, me të cilën ka edhe një fëmijë.

Për këtë rast policia ka nisur hetimet për 53-vjeçarin, 34-vjeçarin dhe dy të tjerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se si pasojë e një konflikti në familje, shtetasit A. A., S. A. dhe E. M. kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht mbesë e 53-vjeçarit. Më tej, dyshohet se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Gjithashtu, dyshohet se 43-vjeçari ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.