Administratori i Njësisë Administrative Luftinjë Aleks Harizi është rrahur dhe dhunuar nga kushëriri i tij për shkak të detyrës.
Pas denoncimit, policia ka arrestuar në flagrancë Ilia Harizi ,40 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi për shkak të detyrës ka goditur me grusht, në fytyrë, Aleks Harizi, 48 vjeç, banues në fshatin Izvor, me detyrë administrator i Njësisë Administrative Luftinjë.
40-vjeçari do të përballet me veprën penale "Goditje për shkak të detyrës".
Komento