Burime Policore nga qyteti i gurtë njoftojnë se është kapur autori i dyshuar i ngjarjes, Spirot Kotroci, 23 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndaj këtij shtetasi, bëjnë të ditur burimet e sipërcituara, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg". Ndaj 23-vjeçarit, sipas Policisë së Gjirokastrës, janë siguruar prova shkencore që e implikojnë me vjedhjen e teqes. Po ashtu, Kotroci është dënuar edhe me 6 muaj burg në mungesë për drejtim të automjetit pa leje përkatëse drejtimi. Gjithashtu, ky person dyshohet se ka kryer edhe një sërë vjedhjesh të tjera.
ATSH