Gjirokastër/ Arrestohet 27 vjeçari me kokainë dhe kanabis në makinë

Gjirokastër/ Arrestohet 27 vjeçari me kokainë dhe kanabis në makinë

Policia e Gjirokatrës ka arrestuar nje 27 vjeçar me iniciale E.C., të cilit i është gjetur lëndë narkotikë të tipit kokainë 5.5 gr dhe kanabis sativa në makinën e tij si dhe në banesë

"Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E. C., 27 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në vendin e quajtur "Ura e Lumit", gjatë kontrollit që ushtruan shërbimet e Policisë në automjetin e tij, gjetën 5. 5 gr. lëndë narkotike të llojit kokainë.

Gjithashtu, nga kontrolli i kryer në banesën e këtij shtetasi u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa."

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë