GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë një 30 vjeçar nga Sudani, pasi ndihmonte klandestinët sirianë për të hyrë në kufirin shqiptar ilegalisht me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të zhvilluara perëndimore.
Në prangat e policisë ka rënë Mohammad Ahmad 30 vjeç nga Sudani. Sipas policisë, arrestimi i tij është bërë nga Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve në fushën e Arshilengos, duke shoqëruar 10 klandestinë nga Siria, duke i ndihmuar për t’i shpëtuar policisë.
Nga verfikimet e bëra rezulton se i arrestuari është ndaluar disa herë si klandestin dhe nga informacionet e veprimet e kryera nga Specialistet Kunder Trafiqeve rezulton se 30 vjeçari kishte ndihmuar edhe herë të tjera klandestinët nga Sira me qëllim fitimi.
Pas arrestimit, tashmë Mohammad Ahmad akuzohet “Për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.”
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Kapen 7 klandestinë të fshehur në kamionin me fshesa korrenti