Gjirokastër, çakmakë me flamurin
me shqiponjën kokë poshtë

GJIROKASTER - Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 5 kuti me rreth 300 çakmakë në të cilët ishte stampuar shqiponja e flamurit tonë kombëtar me kokë poshtë.

Çakmakët tregtoheshin në një supermarket ushqimor në qytetin e Gjirokastrës. Të gjitha pakot janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër pronari i supermarketit për shpjegime.

Gjatë deklarimeve të dhëna nga ana e tij pronari i supermarketit ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje, ku ka shpjeguar se këto çakmakë i ka marrë në Tiranë në një pikë shumice.

cakmaket me shqiponjen koke poshte
(Në foto çakmakët e sekuestruar)

Pas kësaj është njoftuar Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë e cila ka nisur kontrollet për të bërë të mundur sekuestrimin e gjithë çakmakëve, si dhe për të vërtetuar nëse është e qëllimshme stampimi me kokë poshtë i shqiponjës së flamurit në çakmakë. Pronari i supermarketit ku tregtoheshin çakmakët në Gjirokastër, pasi ka dhënë deklarimet është lënë i lirë.

Ndërsa furnizuesi i supermarketit me këta çakmakë Fitim Veseli nga Tirana është proceduar penalisht dhe ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Poshtërimi i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal.

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë

Viti i Ri/ 16 persona u dëmtuan nga fishekzjarret! Proda inspekton policët në detyrë