Gjirokastër, dëmtimi i rrugëve nga
rreshjet e mbijetesa e një familjeje 

GJIROKASTER-Reshjet e një dite më parë me intesitet të lartë, kanë sjellë përmbytjen e një banese pronë e familjes Rrapi, e cila është ndërtuar 15 vite të shkuara në një nga zonat që ka marrë shtrirje vitet e fundit në qytet tek Kodra e Shtufit.

banese gjirokaster

Intensiteti i lartë i reshjeve, ka vënë përpara, materiale të shumta inerte duke bërë që dhe trupi i rrugës që pritej të rehabilitohej në këtë zonë të dëmtohet dhe uji të depërtojë në mjediset e brendshme të kësaj banese për shkak dhe të pozicionit.

banese gjirokaster

Për të dalë uji dhe balta u punua gjatë gjithë natës nga mjetet e shërbimit zjarrëfikës, policisë dhe fqinjve të tyre ndërkohë që u hapën muret e verandës për të nxjerrë ujin, baltën e zhavorrin. Familja Rrapi me 6 anëtarë ka apeluar për ndihmë pasi të ardhurat e tyre janë vetëm një pension dhe nuk janë të punësuar.

banese gjirokaster

Sipas pjesëtarve të kësaj familjeje shkak për këtë situatë janë bërë punimet në këtë segment pranë banesës. Ata kanë kërkuar mbështetje nga pushteti lokal dhe biznesi pasi gjendja e tyre ekonomike është shumë ë vështirë.

banese gjirokaster

Reshjet e shumta të shiut kanë krijuar mjaft erozion në këtë lagje për shkak dhe të formacionit të dobët të tokës. Ndërkohë kalimi në këtë segment rrugor është bërë shumë më i vështirë.
 
banese gjirokaster

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës