GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë 45 ditë në burg 53-vjeçarin K.H., i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me të afëmen e saj 16-vjeçare nga qyteti i Libohovës. Gjyqtarja Suela Dashi ka aprovuar kërkesën e prokurorit Julijan Çafka për të lënë në qeli 53-vjeçarin derisa të zbardhen rrethanat e ngjarjes.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se 53-vjeçari ka deklaruar përpara trupës gjykuese se është i pafajshëm, ndërsa ka ngritur akuza se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me një 32-vjeçar nga qyteti i Libohovës. Ai ka thënë se 16-vjeçaren e ka trajtuar si vajzën e tij, pasi janë pjesë e një familjeje dhe kurrë nuk ka menduar të kryejë marrëdhënie intime me të.
"Jam i bindur qe pas kryerjes se analizave ne trupin e 16-vjeçares, do zbulohet ADN-ja një tjetër personi që është 32-vjeç nga Libohova", u shpreh ai.
Kujtojmë që ky rast u bë me dije pas denoncimit të familjarëve në policinë e Gjirokastrës. Në një rrëfim për Report TV, nëna e së miturës ka thënë se xhaxhai i burrit ka abuzuar me vajzën që kur ajo ishte 12-vjeçe. Ajo bëri me dije se xhaxhai i bashkëshortit jetonte i vetëm pasi gruaja i kishte vdekur dhe shkonte shpesh në familjen e saj, por nuk kishin kuptuar asgjë mbi synimet e tij.
Prej 6 ditësh, 16-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital pasi kishte pasur hemorragji dhe në spital në prani të psikologes ka treguar abuzimin nga i afërmi i saj. Më pas xhaxhai i 16-vjecares ka shkuar në polici dhe ka bërë denoncimin. Ndërkohë, priten analizat dhe ekzaminimet mjeko-ligjore që do t'i vihen në dispozicion prokurorisë që po heton këtë rast abuzimi me të mitur.
Poqe se esht e vertete kjo qe thot (ky) un sedi si fukjonon ligjet atje. Po në cdo vend tjeter demshperblehet. Dhe I pastrohet figure po nga medjat.
Përgjigju