S’ka kontejnerë në fshatrat e Gjirokastrës, banorët: Prej 20 vitesh mbetjet i hedhim në përrua! Ndotje e rrugë të dëmtuara në Lezhë

Prej vitesh mbetjet urbane hidhen në shtretërit e përrenjve pasi mungojnë kontejnerët në zonat rurale të Gjirokastrës. Me kamerën e Report Tv sjellim problematikën e ndotjes në fshatrat Karjan e Kaloz, pjesë e njësisë Lunxhëri.

“Këtu prej 20 vitesh hidhen mbeturinat në përrua. Shteti të vendosë dorë. Administratori i komunës dërgon punëtorët për t’i pastruar çdo 10 ditë, por fshatarët i hedhin sërish. Po të vendosen 2-3 kosha plehrash, nuk do ishte kjo gjendje”, tha banorët.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Bashkinë e Gjirokastrës Astrit Kore pranon problematikën, por nga ana tjetër kërkon bashkëpunimin e banorëve për të mbajtur pastër mjedisin.

“Mund të them se histori suksesi është njësia vendore Antigone që pastrohet 100 për qind dhe komuniteti ka reaguar mirë. Njësia Lazarat në masën më të madhe kemi kontejner dhe mjete pastrimi. Njësia Lunxhëri pastrohet në masën 80 për qind të territorit. Njësitë vendore Cepo dhe Odrie kanë nevojë për kompletim të mëtejshëm me kontejner. Shpresojmë që në vazhdim të kemi dhe fshatrat ashtu siç kemi qytetin e Gjirokastrës ku operojmë në çdo cep me kontejner dhe mjete pastrimi ekologjike. E vetmja pjesë që çalon është bashkëpunimi me komunitetin. Duhet më shumë ndërgjegjësim”, thotë ai.

Investimet mungojnë dhe në periferi të Lezhës, ku rreth 500 banorë të zonës industriale jetojnë mes ujërave të zeza dhe pirgjeve me mbeturina. Rruga që lidh lagjen "Skëndërbeg", me qendrën e qytetit vetëm 2 kilometra ka pësuar dëmtime dhe ujerat e zeza kanë dalë në sipërfaqe.

“Shikojeni rrugën gropa-gropa, nuk kujtohet njeri për ne. Ujërat e zeza janë problem, kanë dalë në sipërfaqe. Këtu s’ka shtet as bashki. Ujëra të zeza në rrugë, pusetat ke kapakë të hapur. Është investuar para 5 vitesh, por u bë një fabrikë dhe na e shkatërruan rrugën”, thanë banorët.

Bashkia Lezhë bën me dije se sapo të zbatohet projekti i kanalizimeve në të gjithë qytetin, do të ndërhyhet në rehabilitimin e plotë të infrastrukturës së kësaj lagjeje.  

S.G/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 13/03/2024 18:57

    Kjo ashte shqipnija si priti 10 miljon turista

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut