GJIROKASTER - Një person është aksidentuar për vdekje në aksin nacional Gjirokastër - Jergucat , në vendin e quajtur Grapsh në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Policia tha se 34-vjeçari Aleksandër Polo është përplasur nga automjeti me targa greke PB 8601, që drejtohej nga 25-vjeçari Jani Dushi, e për pasojë kalimtari ka gjetur vdekjen.
Mësohet se viktima vinte nga Athina për të festuar festën e fshatit. Ai kishte zbritur nga autobuzi i linjës Athinë – Tiranë dhe teksa është munduar të kalojë në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga automjeti me targa greke, ku ka gjetur vdekjen e mënjëhershme.
Si pasojë e goditjes së fortë, njëra nga këmbët e viktimës është gjetur rreth 20 metra larg, njofton policia e Gjirokastrës.
Drejtuesi i automjetit Jani Dushi është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprën penale të shklejes së rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur si pasojë e shkeljes së rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të automjetit, për shkak të shpjetësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkoolike.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com