Gjirokastër, gjendet i vdekur
83-vjeçari, 5 ditë i humbu

Gjirokastër, gjendet i vdekur<br />83-vjeçari, 5 ditë i humbu
GJIROKASTER -  Trupi i një të moshuari 83-vjeçar ga fshati Hllomo i Gjorokastrës u gjend sot në një përrua. Ai quhet Sokrat Maçi dhe kishte humbur prej pesë ditësh nga fshati Labovë i Kryqit, ku ishte parë duke mbledhur çaj.

Paraprakisht mendohet se Maçi ka rrëshkitur nga ndonjë lartësi dhe ka rënë në përrua.

Gjithsesi, policia ka shkuar në vendngjarje dhe është punuar për të hetuar shkaqet e vdekjes së tij.

Prej 5 ditësh,  83-vjeçari kërkohej nga familjarët dhe policia. Tashmë, trupi i tij i pajetë ndodhet në morgun e spitalit të qytetit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it

Turqia arreston mbi 100 anëtarë të dyshuar të ISIS-it