GJIROKASTËR - "Gjuha blu" është kjo sëmundja më e re që ka prekur disa krerë bagëtish të imta në juglindje të vendit.
Kjo sëmundje është prezente në vendin tonë për herë të parë dhe specialistët e Shërbimit Veterinar në Qarkun e Gjirokastrës, kanë pohuar se dyshohet për prekjen e disa dhjetëra krerë bagëti të imta kryesisht në rrethin e Përmetit.
Sipas përgjegjësit të këtij shërbimi pranë Drejtorisë Rajonale të Bujqësisë në Gjirokastër, Thoma Puriqi transmetimi i këtij virusi bëhet përmes pickimit të një insekti.
Sipas tij nuk duhet të konsumohet mishi dhe qumështi i këtyre krerëve të prekur ndërkohë priten përgjigjet e analizave përfundimtare nga kryeqyteti. Institutin Veterinar.
Vatra ku është shfaqur kjo sëmundje është izoluar dhe ndërkohë prioritet po i kushtohet dhe sëmundëshmërisë zonoze. Më pak raste janë paraqitur me brucelozë dhe antraks krahasimisht me vitet e mëparshme.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
e rrezikshme bie te bagëtitë e imta">