GJIROKASTËR- Një 57-vjeçar është gjetur i vdekur në kamionçinën e tij në aksin rrugor rural Polican-Suhë, pasi është goditur me sende të forta nga një person. Viktima i identifikuar si Gëzim Saraci, banues në Gjirokastër është gjendur i pajetë në rrethana ende të paqarta dhe me shenja të goditurash në trup. Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.
Policia e Gjirokastrës ka ngritur pika kontrolli në zonë për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni. Autori është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Janë ngritur dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autorit, i cili është arratisur pasi ka lënë të vdekur 57-vjeçarin pasi e goditi me sende të forta. Ai mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.
Kjo është ngjarja e dytë brenda pak ditësh, që një person gjendet i vdekur në rrethana të paqarta. Kujtojmë se para dy ditësh, taksisti Abdulla Budlla u vra pak metra larg makinës së tij me armë zjarri në Fushë Prezë, ndërsa sot u identifikikua autori.
Policia ka ngritur dy pista dyshimi se ku mund të fshihet autorit, i cili është arratisur pasi ka lënë të vdekur 57-vjeçarin pasi e goditi me sende të forta. Ai mund të jetë fshehur në fshatin Dritë në afërsi me Greqinë dhe pista e dytë është fshati Ndëran në Zagorie.
Burime për Report Tv thonë se nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori ka qenë duke udhëtuar së bashku me viktimën dhe se pas një konflikti të çastit ai e ka qëlluar me sende të forta duke i sjellë vdekjen 57-vjeçarit.