Gjirokastër, i vendoset eksploziv
shpërthen furgoni i kasapit

Gjirokastër, i vendoset eksploziv<br />shpërthen furgoni i kasapit
GJIROKASTER- Një shpërthim është dëgjuar rreth orës 03:00 të ditës sotme në lagjen Dunavat i Dytë në qytetin e Gjirokastrës. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, ku rezultoi se shpërthimi ka ndodhur në mjetin tip “Benz” furgon, me targa Gj 8067 A, në pronësi të shtesit Gentian Liti.
 
Liti kishte parkuar automjetin në afërsi të banesës së tij, ndërkohë që furgonit i ishte vendosur lëndë eksplozive në sasi të vogël, poshtë parafangos së pasagjerit.
 
Si pasojë e shpërthimit, mjeti ka pësuar dëmtime në pjesën e përparme, ndërkohë që nuk ka pasur dëmtime të shtëpive përreth.
 
I zoti i furgonit, shtetasi Gentjan Liti, punon si kasap në këtë qytet.
 
Ndërkaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në vendosjen e eksplozivit.

fugoni
fugoni 1
(Foto nga vendi i ngjarjes)

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin

Serie A/ Lazio dhe Milan barazojnë 2-2, Napoli përmbys 2-1 Parmën në fund! Ramadani dhe Berisha fitojnë derbin me Sherrin