Gjirokastër, kapen 57 klandestinë
në kërkim 2 fierakët që i shoqëronin

Gjirokastër, kapen 57 klandestinë<br />në kërkim 2 fierakët që i shoqëronin
GJIROKASTER- Policia e Gjirokastrës dhe ajo kufitare e Kakavijës kanë arrestuar 57 klandestinë të huaj, në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar ilegalisht.
 
Në operacionin e parë të zhvilluar nga policia e Gjirokastrës u kapën në pyllin e Ujit të Ftohtë në Tepelenë 14 klandestinë, ku 5 prej tyre ishin femra dhe 9 meshkuj të moshës nga 19 deri në 28 vjeç.
 
5 femra dhe 4 meshkuj janë nga Eritrea nga Afrika, ndërsa të tjetrët nga Siria.
 
Klandestinët shoqëroheshin nga dy shqiptarë nga Fieri për të shmangur postbllokun e policisë në Ujin e Ftohtë.
 
Agjentët antitrafik vijojnë operacionin për kapjen e dy shqiptarëve që shoqëronin klandestinët, pasi janë larguar me shpejtësi në thellësi të pyllit, por që janë identifikuar nga policia.
 
Në operacionin e dytë, të organizuar nga policia kufitare e Kakavijës u kapën edhe 43 klandestinë të tjerë, ku 6 prej tyre janë femra, ndërsa të tjetrën meshkuj.
 
43 klandestinët e tjerë ishin pakistanezë dhe marokenë, ndërsa të gjithë kishin destinacion Malin e Zi.
 
Policia kufitare vijon operacionin për kapjen e të tjerë klandestinëve, si dhe arrestimin e shoqëruesve të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator