Një 19-vjeçar është arrestuan nga policia e Gjirokastrës nën akuzën e kryerjes së marrdhënieve sekuale me të mitur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga është vënë Xh. Gjini, pasi ka ka kryer marrëdhënie seksuale me 14-vjeçaren I.P..

Njoftimi i Policisë
Ndalohet një shtetas për veprën penale “Marrëdhëmie seksuale me të mitur”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimit është bërë ndalimi i shtetasit: Xh.Gjini, 19 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas u ndalua pasi: Ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, shtetasen I.P, 14 vjeçe.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur” parashikuar nga neni 100/1 i Kodit Penal.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)