GJIROKASTER- Maturantët gjirokastritë, më tepër janë të orientuar të studiojnë në universitetet shqiptare sesa tek ato jashtë vendit. Kjo vlen edhe për ata nxënës që kanë rezultate të larta përgjatë viteve të shkollës së mesme.
Krahasuar me vitin e kaluar, numri i nxënësve që kërkojnë të studiojnë jashtë vendit, ka pësuar ulje tepër të ndjeshme. Kjo shpjegohet me faktin e krizës ekonomike. Nëse vjet, kërkesat për të studiuar në universitetet europiane, ishin më shumë se 60 në të gjithë Qarkun e Gjirokastrës, sivjet, numri i tyre nuk e kalon shifrën 10.
Sipas kreut të Drejtorisë Arsimore Rajonale në Gjirokastër, Arjan Pano, faktori kryesor, është kriza ekonomike dhe mungesa e të ardhurave nga prindërit e nxënësve që kanë rezultate të shkëlqyera në mësime.
Duke parë se cilësia në universitetet shqiptare, nga viti në vit po bie ndjeshëm, në katër vjeçarin e fundit nga Qarku i Gjirokastrës, patën aplikuar për të studiuar në universitetet jashtë vendit, mbi 220 nxënës, shumica e të cilëve i përkasin minoritetit grek në Gjirokastër që ndodhen me studime në Greqi.
Ndërsa pjesa e ngelur, po studiojnë në universitetet publike europiane kryesisht në Itali, Francë, si dhe në Rusi, Hungari, Rumani, Poloni, etj.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com