Gjirokastër, lirohet pas tre orësh
në komisariat, gazetari i Report TV

Gjirokastër, lirohet pas tre orësh<br />në komisariat, gazetari i Report TV
GJIROKASTËR -  Korrespondenti i televizionit informativ Report TV në Gjirokastër është liruar pas 3 oresh qëndrimi në ambientet e komisariatit të policise së Gjirokastrës. Piro Nase është shoqëruar në komisariat nga efektivët blu të Gjirokastrës ndërsa ishte duke raportuar nga një protestë që zhvillohej për mosmbylljen e një televizioni në qytetin jugor

Ngjarja
Në  momentin që ai po ushtronte detyrën si gazetar është përfshirë në një debat verbal me punonjësit e policisë. Këta të fundit kanë bërë shoqërimin e gazetarit në ambjentet e policise ku ndodhet ende. 

Policia dhe inspektorët e tatimeve ishin nisur në një aksion për mbylljen e një televizioni lokal pasi kishte detyrime të pashlyera.  Vete gazetari, Piro Nase, në një lidhje telefonike me televizionin tonë ka pohuar se ndihet i kërcënuar në ambjentet e komisariatit të Gjirokastrës.

Gazetari sqaroi rrethanat e shoqërimit të tij, ndërsa në këto momente ndërhyn efektivët e policisë, të cilët detyruan gazetarin të ndërpresë telefonatën. Pak minuta pas publikimit të lajmit në Report TV Shërbimi i Ceshtjeve të Kontrollit të Brëndshëm ka nisur hetimet për grupin që shoqëroi gazetarin Pirro Nase. Urdhëri për shoqërimin e gazetarit është dhënë nga shefi i krimit ekonomik në Gjirokastër.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit