GJIROKASTER - Dhjetra pensionistë minoritarë tubuan sot paradite para konsullatës greke në Gjirokastër në shenjë proteste për heqjen e pensionit të bujqësisë nga qeveria greke. Ata kërkojnë anulimin e vendimit nga qeveria e Athinës dhe rishpërndarjen e pensioneve, që jepet nga Enti i Sigurimeve Agrare (OGA).
Ata mbanin në dorë parrulla ku shkruanin "Jo atdhe i braktisur. Jo heqjes së pensioneve"
Janë mbi 17 mijë pensionistë minoritarë që jetojnë në Shqipëri që merrnin pension mujor prej gati 330 eurosh nga qeveria greke, e cila në kuadër të masave shtrënguese për të përballuar krizën urdhëroi ndërprerjen e tyre.
Kjo është protesta e treta brenda 8 ditësh. Korrespondenti ynë në Gjirokastër Piro Nase informon se ka zëra se një protestë e tillë mund të zhvillohet edhe para ambasadës greke në Tiranë
Ndërprerja e pensioneve u bë pas shumë diskutimesh dhe debatesh në Parlamentin grek, ku protagonist ishin edhe deputeti Pirro Dhima me origjinë nga Himara, që mbështeste vazhdimësinë e kësaj ndihme.
Për të përfituar pensionin e OGA –s sipas ligjit të ri të interesuarit duhet të kishin 20 vjet qëndrim të përhershëm në Greqi, para se të aplikojnë për përfitimin e pensionit. Sipas kushteve të reja që vendosen për përfitimin e pensionit nga OGA, parashikohet përjashtimi i gjithë atyre që përfitojnë pension nga çdo institucion sigurimesh në Greqi apo jashtë saj.
KONSULLI GREK NIKOLAOS KOTRAKOI: NUK VENDOS UNE
Në emër të minoritarëve, Konsulli grek priti kreun e komunës Dropull i Sipërm, Kristo Duci. Ai i ka deklaruar se çështja në fjalë do të diskutohet nga parlamenti grek në seancën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje. Ai nuk ka premtuar se kjo çështje do marrë fund. “Nuk jam unë që vendos, është parlamenti që do vendosë. Unë jam thjesht një nëpunës”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTOLAJM/Papas, protestë për heqjen e pensioneve të minoritarëve