GJIROKASTËR - Edhe pse klandestinë në tokën shqiptare, 11 persona nga Eritrea dhe Somalia kanë kundërshtuar policinë shqiptare që po i ndalonte, ndërsa kanë tentuar të largohen.

Policia e Gjirokastrës ka bërë të ditur se, aksioni i sektorit kundër trafiqeve të paligjshme i ka ndaluar 11 klandestinët afrikanë në fushën e Derviçanit.

Burime nga Policia e Gjirokastrës thanë se, ata kishin hyrë nga toka greke në këmbë dhe po tentonin që të kalonin nëpër Shqipëri me qëllim shkuarjen drejt BE-së.

Klandestinët janë çuar në ambientet e Policisë së Gjirokastrës, ku janë marrë në pyetje.

Hera e fundit që policia ndaloi klandestinë nga Afrika ishte mëngjesi i djeshëm kur u ndaluan 33 persona.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)