Gjirokastër, ndalohen 15 shtetas
nga Iraku, Somalia dhe Siria

Gjirokastër, ndalohen 15 shtetas<br />nga Iraku, Somalia dhe Siria
GJIROKASTËR - Dy ditë pas arrestimit të një grupi sirianësh dhe afrikanësh në Kakavijë dhe në zonën e Ujit të Ftohtë në Tepelenë, policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga 3 të rinj nga Fieri, të cilët shoqëronin klandestinët për të kaluar ilegalishit kufirin shqiptar.
 
Ndërkohë, po sot sektori kundër trafiqeve të paligjshme ka ndaluar edhe 15 shtetas të huaj nga Iraku, Siria dhe Somalia, të cilët kishin hyrë ilegalisht në territorin tonë nëpërmjet kufirit të gjelbër me shtetin grek.
 
7 prej tyre u kapën në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë pranë lumit Drino, ndërsa 8 të tjerë pranë fshatit Zervat në Gjirokastër, ku mes tyre ishin 5 femra.
 
Brenda 3 ditësh shkon në 72 numri i klandestinëve të kapur nga policia e Gjirokastrës, pasi të dielën që shkoi u arrestuan edhe 57 klandestinë pakistanezë, sirianë dhe marokenë në tentativë për të kaluar kufirin shqiptar ilegalisht drejt Malit të Zi.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator