GJIROKASTËR- Një 35-vjeçar nga Berati është në gjendje kritike për jetën pasi është dëmtuar me sharrën që pret gurët.

Menti Çobo ndodhej në vendin e punës së pronarit  Qazim Brahimi  në afërsi të Zonës Industriale, kur u dëmtua me sharrë.

Sipas informacioneve të gazetarit të Report TV, ai u dërgua në fillim në spitalin rajonal "Omer Nishani" në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po punon për zbardhjen e ngjarjes.